1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Studimi: Bizneset e emigrantëve krijojnë vende pune

Sipërmarrësit me prejardhje të huaj janë sipas një studimi krijuesit e vendeve të punës në Gjermani. Në vitet e fundit, ata kanë arritur të krijojnë më shumë se një milionë vende pune- jo vetëm në Gastronomi.

Sipërmarrësit me prejardhje të huaj në Gjermani sigurojnë një numër në rritje të vendeve të punës. Numri i vendeve të punës që janë hapur nga sipërmarrës privat me prejardhje të huaj në periudhën mes viteve 2005 - 2014 është rritur në më shumë se një të tretën, nga 950.000 në 1.3 milionë vende pune, siç dëshmohet nga një studim i ri i Fondacionit Bertelsmann.

Pabarazia në shtetet federale

Numri i sipërmarrësve me prejardhje migracioni është rritur në të njëjtën periudhë me një të katërtën në 709.000 njerëz. Kjo vlen të theksohet, sepse në krahasim me vitin 2015 përqindja e njerëzve me sfond migrimi në popullësi është rritur më pak se nëntë për qind. Se sa të mëdha janë efektet në tregun e punës kjo varet shumë nga çdo shtet federal: në veçanti u rrit dukshëm numri i vendeve të punës nga bizneset e emigrantëve në Bavari, Baden-Vyrtenberg, Hesen dhe Berlin. Megjiathatë, në shtetet perëndimore gjermane ka pasur zbritje, si në Saksoninë e Poshtme, në Hamburg dhe në Renani – Pfalc.

Jo vetëm shitës sufllaqesh

Ndryshime ka edhe lidhur me degën e ekonomisë, se ku shënon rritje numrii sipërmarrësve me prejardhje migracioni: „Kush flet për ekonominë e migrantëve në Gjermani, shpesh i shkon mendja ende tek kioskat në lagje apo restoranti kinez, ku bashkëpunon e gjithë familja. Të dhënat tregojnë se ne duhet t'u themi lamtumirë këtyre klisheve“, vëren drejtuesi i studimit Armando Garcia Schmidt nga Fondacioni Bertelsmann.

Pra sipas studimit përqindja tradicionalisht e lartë e sipërmarrësve me prejardhje të huaj në tregti, apo gastronomi në krahasim me vitin 2005 ka rënë me dhjetë për qind nga 28 për qind që ishte në vitin 2014. Ky zhvillim ka shkuar në favor të sektorëve të tjerë të shërbimeve, ndërtimit apo qendrat e përpunimit. Konstatohet, se sipërmarrësit migrantë kanë kontribuar në korporatat me intensitet prodhimi përtej sektorit të ekonomisë me paga të ulëta: „Ky kontribut nis qysh nga kontabilisti, për të vazhduar me themeluesit e Start-up e deri tek prodhuesit e suksesshëm të makinerive“, thotë Garcia Schmidt.

Hendeku i të ardhurave të emigrantëve dhe banorëve hershëm

Aktivizimi si sipërmarrës privat i migrantëve ka qenë edhe motori i të ardhurave të tyre: Ata si sipërmarrës përfitojnë mesatarisht gati 2200 euro netto në muaj, 40 për qind më shumë se sa të punësuarit me sfond migrimi.

Krahasuar me njetëz pa histori emigrimi, megjithatë, egziston një hendek. Migrantët dhe pasardhësit e tyre arrijnë në Gjermani mesatarisht rreth 30 për qind të ardhura më të ulëta se sa njerëzit pa sfond emigrimi. Arsyet për këtë, ekspertët i shohin në nivelin e ulët të arsimit të sipërmarrësve migrantë. Për shkak se ata janë më gjatë në treg, shumë sipërmarrës kanë një avantazh më të madh, shpjegon Garcia Schmidt. “Sa i përket avancimit në sektorët më fitimprurës migrantët ndodhen në fazë fillestare.” Arsimi këtu luan rol kyç, siç tregon sondazhi në landet federale. Sa më mirë të jenë të arsimuar emigrantët e pavarur në një vend, aq më e lartë do të jetë shkalla e angazhimit si sipërmarrës privat.