1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Studimet shkencore në Gjermani - Mungon një strategji kombëtare e organizimit të tyre

Shkenca dhe hulumtimet në Gjermani konsiderohen ndër degët më pozitive dhe nuk mungojnë gati në asnjë fjalim të politikanëve. Po a do të thotë kjo se ata janë të sigurta në Gjermani?

default

Kërkime shkencore në shkollën e lartë profesionale Köthen

Megjithë kapacitetet e jashtëzakonshme për hulumtime shkencore Gjermania ka nevojë për kompetenca dhe struktura të qarta për të shfrytëzuar të gjitha përparësitë në këtë lëmi.

Vendi ynë jeton nga pasuria e quajtur Dituri dhe këtë e di ndërkohë secili, të paktën mendon, kur dëgjon fjalimet e politikanëve dhe menaxherëve të shkencës në Gjermani. Dhe me të vërtetë, shuma prej mbi 10 miliardë eurosh, që është ndarë nga qeveria për buxhetin e hulumtimeve për këtë vit, duket në shikim të parë impresive në veçanti, kur dihet se edhe landet i kanë buxhetet e tyre për këtë sektor.

Contentbanner Forschung in Deutschland (FÜR RUBRIK STUDIEREN IN DEUTSCHLAND)

Contentbanner Forschung in Deutschland

Në realitet sektori i hulumtimeve është i përçarë, jo unik dhe duket si një xhungël e patejdukshme.

Por gabon ai, që mendon se për shkak të këtyre shifrave mund të shikojë duarkryq. Vetëm shuma e parave nuk shpjegon domethënien e shkencës. Ende mungojnë qëllimet e përbashkëta të përcaktuara në nivelin kombëtar. Kur një shkencëtar do të shpjegojë në një vend tjetër funksionimin e hulumtimeve në Gjermani, duhet të fillojë nga zeroja. Së pari duhen shpjeguar dallimet e çuditshme mes shkollave të larta profesionale dhe univesiteteve, sepse të dyja në anglisht quhen "University" dhe të dyja kanë për synim hulumtimet, por universitetet pohojnë se ato janë shkollat e vërteta të larta hulumtuese. Çuditërisht në këto vende ka shumë pak hulumtime, sepse hulumtimet më serioze bëhen në institute si ai Max-Planck, apo në Shoqatën Helmholtz, prej nga zhvillohet edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me industrinë.

Karte Standorte der Forschungseinrichtungen der Max Planck Gesellschaft

Hartë e vendndodhjes së instituteve Max-Planck

Ekzistojnë dhe qindra institute të tjera, që punojnë pranë njëri-tjetrit. Mbi të gjitha ekziston edhe Ministria federale e Shkencës, e cila i prezanton ato, por në fakt kompetenca të vërteta ka pak. Kjo sepse vendimet më të rëndësishme të politikës së hulumtimeve merren në nivelin e 16 landeve. Për një drejtim të përbashkët të përgjithshëm bëhet pak fjalë.

Ndoshta për shkak të strukturës së çuditshme, e cila ka mbetur në Gjermani si dhe në shumë lëmi të tjera.

Vetëm për meremetimin e universiteteve dhe instituteve në Gjermani janë dhënë në 15 vitet e fundit më shumë se 50 miliardë euro. Gati secila shkollë dhe institut ankohet për kushtet e godinave për mësim dhe hulumtime. Në këto kushte është vështirë të flasësh për një hulumtim serioz. Ndërkohë që gati dy miliardat e premtuara për meremetimin e godinave nuk do të thonë shumë, kur ndahet në 80 projekte të ndryshme dhe kur dihet se paratë do të jepen në pesë vitet e ardhshme. Pra për shkencën në Gjermani flitet shumë, por veprohet shumë pak për të zhvilluar një strategji të përbashkët për ardhmërinë.

Autor: Armin Himmelrath

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Og
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4Og