1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Studim: Më shumë fëmijë me leuçemi në afërsi të reaktorëve bërthamorë

Një studim i ri në Gjermani nxjerr në pah që në afërsi të reaktorëve bërthamorë ka më shumë fëmjë të sëmurë nga kanceri. Por, një lidhje shkak-pasojë nuk konstatohet.

default

Reaktor në Gjermani

Sipas studimit në zonat deri pesë kilometra larg 16 stacioneve bërthamorë që ndodhen në Gjermani në periudhën e viteve 1980-2003 janë sëmurur 37 fëmijë me leuçemi. "Por ajo që çudit është fakti, që numri i fëmijëve të sëmurë me leuçemi rritet, me shkurtimin e distancës së vendbanimit të tyre nga reaktori", thotë Joachim Gross, nga zyra federale për mbrojtjen nga rrezatimet. Sipas mesatares statistikore numri i të sëmurëve do të duhet të ishte rreth 17. Se a kanë qenë reaktorët bërthamorë ata, që kanë shkaktuar rritjen e rrezikut të kancerit tek fëmijët, kjo nuk mund të konstatohej. Sipas njohurive të deritanishme shkencore, rrezatimi i shkaktuar nga përdorimi i stacioneve bërthamorë është tepër i ulët për të shkaktuar rritjen e rrezikut të kancerit. "Sasia e rrezatimit në një stacion bërthamor, i cili funksionon si duhet është një mijë deri dhjetëmijë herë më e vogël se rrezet që hasim në të përditshmen. Prandaj ne ndodhemi përballë një enigme," thotë Maria Bethler nga klinika universitare e Maincit. Ministri gjerman i mjedisit, Sigmar Gabirel, parlajmëroi se do ta kontrollojë menjëherë rezultatin e studimit. "Ky është një studim statistikor e nuk është bërë anlaliza shkak-pasojë. Por natyrisht që ky studim na tregon, që paska edhe rreziqe në afërsi të reaktorëve. Prandaj do ta shqyrtojmë edhe më tej këtë rezultat", tha ministri socialdemokrat.
  • Data 08.12.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZF6
  • Data 08.12.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZF6