1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Strategjitë preventive ndaj varfërisë dhe urisë do të ishin mjet i mirë

Samiti i Organizatës Botërore për Ushqimin, FAO, në të cilin janë mbledhur rreth 1.000 delegatë nga më shumë se 190 vende të ndryshme të botës është në qendër të shtypit të sotëm gjerman.

default

Takimi i FAO-s

Gjendja në Botë është përkeqësuar, sepse për herë të parë numri i njerëzve të uritur në botë ka arritur në mbi një miliardë. Papa Benedikti i XVI kritikoi në kuadër të konferencës koncernet e mëdha të prodhimeve ushqimeve.

Në lidhje me këtë temë nga «Nürnberger Nachrichten» lexojmë:

Me 30 miliardë euro që kërkon FAO për projektet për bujqësinë, mund të përmirësohej gjendja e saj në vendet në zhvillim. Por cili nga vendet e pasura ka interes për këtë? Kush do të përfitojë prej teknologjive gjenetike? Sigurisht jo fshatarët e vegjël në Afrikë apo Azi. Vuajtjet e tyre do të shtohen edhe më tej, kur ndryshimet e klimës të prekin fort ato vende në të cilat edhe sot mbretëron varfëria. Nuk është e vështirë të parashikosh se numri i refugjatëve prej varfërisë dhe ndryshimeve të klimës do të shtohet. A ka BE-ja ç'të bëjë tjetër në këtë mes, përveç se të perfeksionojë ruajtjen e kufijve të vet? Strategjitë preventive ndaj varfërisë dhe urisë do të ishin një mjet i mirë. Në Romë kjo mundësi nuk po shfrytëzohet.

«Landeszeitung Lüneburg» shkruan:

Në takimin e FAO-s nuk u arritën premtime financiare konkrete për mbështetjen e fshatarëve të vegjël në vendet e botës së tretë. FAO kërkon për këtë një shumë vjetore prej 30 miliardë eurosh. Eshtë turp po të mendosh se me çfarë lehtësie u morën vendimet për garanci shumë më të mëdha për bankat në falimentim. Duhet thënë se paratë vetëm nuk të ngopin. Në Afrikë janë zhdukur gjatë 50 vjtëve të fundit një bilion dollarë ndihma. Me to nuk u arrit të shmangen luftrat dhe uria. Në vend të kësaj morën krahë diktatorët e korruptuar dhe u mbyt që në filiz nisma e vetë qytetarëve. Në rast se duam t'i japim fund varësisë së të uriturve prej parave të ndihmave, dhënia e ndihmave duhet kushtëzuar me një bujqësi që ofron prodhim të qëndrueshëm si dhe me kufizimin e rritjes së numrit të popullsisë.

Autor : Dr. Pandeli Pani / dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 17.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KYu4
  • Data 17.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KYu4