1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Strategjia gjermane për shpëtimin e euros

Opozita gjermane do që pakti fiskal të plotësohet nga një paketë për stimulimin e ekonomisë. Po ashtu ajo kërkon një angazhim të qartë nga qeveria federale në lidhje me tatimin e transaksioneve financiare.

Marrëveshja për një pakt fiskal për të reduktuar borxhin kombëtar në vendet e eurozonës ishte një triumf për kancelaren gjermane në samitin e fundit BE-së në mars. Por që nga kjo kohë Angela Merkelit po ndesh jo vetëm në Evropë por dhe në shtëpinë e saj në rezistencë. Në disa shtete evropianejugore po shtohen protestat kundër shkurtimeve dhe kursimeve të forta. Koalicioni me populistët e djathtë në Holandë dështoi prej kursimeve në buxhet. Në Francë kandidati për president që kryeson anketat, François Hollande, kërkon madje rinegociimin e marrëveshjes fiskale.

Opozita gjermane, me përjashtim të Partisë së Majtë, nuk shkon kaq larg në këtë drejtim. Por SPD dhe Të Gjelbrit duan që pakti fiskal të plotësohet nga një paketë për stimulimin e ekonomisë, dhe ata kërkojnë një angazhim të qartë nga qeveria federale në lidhje me tatimin e transaksioneve financiare.

Kancelarja ka nevojë për opozitën

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) laechelt am Donnerstag (27.10.11) in Bruessel in Belgien auf einer Pressekonferenz nach dem EU-Gipfel zur Euro-Rettung. Durchbruch im Morgengrauen: Die Eurozone und die Banken haben sich in der Nacht zum Donnerstag auf einen Schuldenschnitt von 50 Prozent fuer Griechenland geeinigt, der den Hellenen wieder auf die Beine helfen soll. In die Gipfelerklaerung wurde das Ziel festgeschrieben, dass die Schuldenlast Athens bis 2020 auf ertraegliche 120 Prozent der Wirtschaftskraft zurueckgefahren wird. (zu dapd-Text) Foto: Geert Vanden Wijngaert/AP/dapd

Angela Merkel

Për Angela Merkelin, rezistenca e brendshme politike përbën edhe problemin më të madh. Për shkak se pakti fiskal ndërhyn në sovranitetin buxhetor të parlamenteve kombëtare për ratifikimin e tij në Gjermani nevojiten dy të tretat e shumicës në parlament dhe në përfaqësinë e landeve në Bundesrat. Kancelarja pra është e varur nga votat e të paktën një pjesë të opozitës. Po të mos ia arrijë kësaj, pra ratifikimit të paktit fiskal në vendin e vet, ajo nuk ka si të shtrojë kërkesa të tjera në nivel evropian.

Merkeli është dakord me ofertën e francezit Hollande, i cili kërkon një agjendë për rritjen e euros, dhe në këtë mënyrë mund ta qetësojë opozitën në vend. Por në këtë mes kundrejt partnerëve në BE Merkel mban një vijë të kuqe, e cila gjeti gjithashtu miratimin e socialdemokratëve dhe të të gjelbërve në debatin e Bundestagut për paktin fiskal: Politika evropiane e rritjes ekonomike nuk duhet ta dobësojnë paktin fiskal. Nga qëllimi për të mos i rritur më tej borxhet në eurozonë, por për t'i reduktuar ato në mënyrë afatgjatë, nuk duhet të hiqet dorë.

Në këtë mes ideja është nga njëra anë që Banka Evropiane e Investimeve duhet të përmirësojë mundësitë për financimin e masave që nxisin rritjen ekonomike dhe që nga ana tjetër buxheti i ardhshëm i BE të orientohet më tepër ndaj rritjes ekonomike, pra që 40-45% e tij të përdoret për fondet strukturore.

Autor: Peter Stützle/Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti