1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Strategjia gjermane për Afganistanin

Kufiri maksimal për kontigjentin gjerman do të rritet nga 4.500 në 5.350 ushtarë dhe do të shtohen komponentët e mbrojtjes dhe të trajnimit.

Guido Westerwelle duke folur në Parlament (10.02.2010)

Guido Westerwelle duke folur në Parlament (10.02.2010)

Parlamenti gjerman po diskuton rreth strategjisë së re gjermane për Afganistanin. Në një deklaratë qeveritare ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle sqaroi para parlamentit se cila do të jetë kjo strategji.

"Gjermania do të ketë si pikë të rëndësishme të angazhimit të saj ushtarak, trajnimin edhe më të madh të forcave afgane të sigurisë. Këtë ne e arrijmë para së gjithash përmes një pozicionimi të kontigjentit përkatës.

Ushtarë gjermanë në një fshat në Afganistan

Ushtarë gjermanë në një fshat në Afganistan

Megjithse aktualisht ne kemi 4500 ushtarë dhe ushtare në Afganistan, vetëm 280 syresh janë ngarkuar me trajnimin e forcave të sigurisë. Ne po e shtojmë praninë vetëm me 500 ushtarë të tjerë, por po rrisim komponentët e mbrojtjes dhe të trajnimit për 1.400 ushtarë dhe ushtare. Si plotësim qeveria federale kërkon të krijojë një njësi rezervë me 350 ushtarë të tjerë."

Westerwelle theksoi edhe një herë se "përcaktimi i një date konkrete për tërheqjen e trupave do të ishte gabim."

Kufiri maksimal për kontigjentin gjerman do të rritet nga 4.500 në 5.350 ushtarë deklaroi më tej Westerwelle. Pas debatit për Afganistanin në parlament do të nisë nga puna i ashtuquajturi Komisioni hetimor për Kundushin, i cili do të dëgjojë sot dëshmitarin e parë.

Autor: Werner Schmitz
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 10.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LxuD
  • Data 10.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LxuD