1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Strategjia e re bërthamore e qeverisë Obama

Një vend, që nuk posedon armë bërthamore, që respekton marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore, që nuk sulmon SHBA, nuk ka pse trembet nga armët atomike amerikane, është strategjia e re bërthamore amerikane

default

Raketë atomike amerikane

Qeveria amerikane është e vonuar me prezantimin e strategjisë së saj të re bërthamore. Në fakt ajo ishte parashikuar të shpallej në fillim të vitit. Por tani vjen megjithatë në kohë, para samitit për sigurinë bërthamore, që Presidenti Obama mban javën e ardhshme në Uashington. Shkaku për shtyrjen ishin diskutimet e ashpra, që ka patur në ekipin e Obamës. Disa këshilltarë kishin frikë se Obama do të ndryshonte shumë pak në strategjinë ekzistuese, të tjerë kishin shqetësim se ai do të bënte shumë lëshime dhe kjo mund të inkurajonte armiqtë e Amerikës. Rezultati ishte një rrugë e mesme, që Obama e prezantoi që para paraqitjes zyrtare të strategjisë në një intervistë me „New York Times“.

Në dokument SHBA angazhohen që të mos përdorin armë bërthamore kundër shteteve, të cilat nuk posedojnë vetë armë bërthamore dhe që respektojnë marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore. Kjo duhet të vlejë, edhe nqs SHBA sulmohet me armë biologjike, apo kimike. Por Obama përmendi edhe përjashtime: Psh kur bëhet fjalë për shtete si Irani, apo Korea e Veriut, apo për sulme me armë biologjike të përmasave shkatërrimtare.

Gjermania shpreson të jetë pa armë atomike

Großbritannien Tony Blair legt Weißbuch zu nuklearer Streitkraft vor

Provë e një rakete amerikane

Me strategjinë e re Obama do t'i afrohet më shumë synimit të një bote pa armë bërthamore. Sipas qarqeve të afërta me qeverinë amerikane SHBA nuk përcaktohen për tërheqjen e afro 200 armëve bërthamore taktike, të cilat janë akoma të stacionuara në Evropë. Siç duket do të zhvillohen bisedime të tjera. Kjo do të thoshte, që edhe Gjermania fillimisht nuk do të jetë pa armë atomike. Këtu mendohet se janë të depozituara akoma deri 20 koka shpërthyese bërthamore.

Situatë e ndryshuar e kërcënimit global

Strategjia e re bën të qartë se qeveria e SHBA-së presupozon një situatë të ndryshuar të rrezikut global: Si rrezik konsiderohen më pak rivalët tradicionalë si Kina, apo Rusia, por të ashtuquajturat shtete mashtruese dhe grupet terroriste. Në dokumentin strategjik 80-faqesh thuhet edhe se SHBA nuk planifikojnë të zhvillojnë armë të reja bërthamore. Presidenti Obama theksoi megjithatë, se do të mbajë të gjitha instrumentat, që janë të nevojshëm, me qëllim që populli amerikan të jetë i sigurtë dhe i mbrojtur. Organizata „Mjekë kundër luftës bërthamore“ e përshëndeti ndryshimin e strategjisë amerikane. Kjo është një shenjë pozitive, që lë të shpresosh se konferenca e OKB-së për marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore e planifikuar të mbahet në maj, do të jetë e suksesshme.

NO FLASH Obama Besuch Afghanistan Soldaten

Obama në Afganistan

Shumë vëzhgues në SHBA nuk e konsiderojnë strategjinë si kthesë të plotë. Eksperti bërthamor George Perkovich bëri një krahasim me revolucionin francez.

„Këtu nuk ka Robespierë të rinj, prejini kokat, ne do të bëjmë gjithçka ndryshe."

Psh në dokument nuk thuhet, se roli "i vetëm" i armëve bërthamore është frikësimi, por vetëm, frikësimi ka një rol kryesor. Ky është një ndryshim i vogël, por i rëndësishëm. Përveç kësaj armët bërthamore amerikane vazhdojnë të mbeten në gatishmëri të përhershme, ashtu siç donte ushtria. Përgjithësisht vëzhguesit mendojnë se toni i dokumentit strategjik është i kujdesshëm. Eshtë e dukshme se Obama nuk do t'i zemërojë republikanët, sepse ai ka nevojë për votat e tyre në kongres, për të ratifikuar marrëveshjet e çarmatimit.

Autor: Sabine Müller/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 07.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MoeS
  • Data 07.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MoeS