1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Strategjia e Obamas për Afganistanin

Kthesa e presidenti të SHBA-së, Barak Obama. Ai ishte i pranishëm në kthimin në atdhe nga Afganistani të 15 ushtarëve të vrarë amerikanë.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama duke kaluar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së Barack Obama duke kaluar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë

LANDESZEITUNG që del në Lyneburg e komenton këtë akt të presidentit të SHBA:

"Përshëndetja ushtarake, të cilën e bën Obama pranë arkivolëve me të vrarët, është për t'u nderuar. Presidenti i SHBA i jep fund me këtë gjest lojës jodinjitoze kukamçefthi të paraardhësit të tij në post, për shpenzimet e luftës. Për shpenzimet e vërteta, të cilat llogariten në jetë njerëzore. Por përshëndetja e Obamas nuk zëvendëson një politikë reale. Megjithë kasaphanat e fundit në Afganistan dhe në Pakistan, Obama deri tani është mjaftuar me politikë simbolike, në vend që të përcaktojë strategjinë e re të SHBA. Ndryshimi i strategjisë që kërkohet prej komandantit të forcave të armatosura të SHBA për Afganistanin, gjenerali McChrystal është e drejtë: mbrojtje maksimale e popullit nga talibanët, por e cila mund të garantohet vetëm me një shtim të numrit të trupave. Nëse ushtria pakistaneze arrin që t'i shpartallojë talibanët në vendin e saj, në vend që vetëm t'i shpërndajë, atëherë rajoni mund të stabilizohet."

STUTTGARTER ZEITUNG komenton raportin e Perëndimit me Iranin:

"Perëndimi dhe Irani janë të varur nga njëri-tjetri. Prandaj duhet të pranohet e drejta bazë e Iranit për të pasuruar uraniumin dhe njëkohësisht të bëhen oferta për rafineri moderne, për ta ndihmuar këtë vend. Përveç kësaj, Obama duhet ta lidhë ëndrrën e tij të një bote pa armë atomike konkretisht me synimin e një zone pa armë atomike në Lindjen e Mesme dhe t'u japë të gjitha vendeve të rajonit garanci. Atëherë paqja do të jetë edhe më e afërt."

Autor: DPA / Auron Dodi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 30.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KJEg
  • Data 30.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KJEg