1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

131210 Mitchell Nahost

Angelina Verbica13 Dhjetor 2010

Pavarësisht nga ndryshimi i strategjisë SHBA-ja dëshiron të ringjallë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye këtë të martë udhëton për në Izrael i ngarkuari i posaçëm për Lindjen e Mesme George Mitchell

https://p.dw.com/p/QWyF
Qeveria amerikane synon trajtimin e çështjeve thelbësore të konfliktitFotografi: picture-alliance/Ron Sachs - via CNP

Qeveria amerikane do të rrisë presionin ndaj Izraelit, me qëllim të të mund të fillojnë më në fund negociatat për çështjet thelbësore të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministrja e jashtme Hillary Clinton tha gjatë një takimi në Uashington se është koha për të biseduar për kufijtë e ardhshëm mes Izraelit dhe Palestinës për çështjen e sigurisë, të ndarjes së ujrave territoriale, për çështjen e refugjatëve palestinezë dhe për çështjen e Jeruzalemit.

SHBA i kthehen ecejakeve diplomatike në Lindjen e Mesme

George Mitchell / Nahost / Jerusalem / USA
I ngarkuari i posaçëm për Lindjen e Mesme George MitchellFotografi: AP

Për këtë arsye ndërmjetësuesi amerikan i bisedimeve George Mitchell këtë të martë pritet për herë të parë qysh prej katër muajsh në Izrael. Ai do të fillojë përsëri ec-e jaket diplomatike mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmdud Abaz një metodë negociatash, që duket në të vërtetë e kapërcyeshme.

Por bisedimet e drejtpërdrejta, të cilat kishin filluar në shtator ishin ndërprerë pas katër javësh. Arsyeja: Izraeli nuk është gati që të ngrijë ndërtimin e ngulimeve në Jordanin Perëndimor. Për palestinezët kjo është ende kusht për bisedimet e drejtpërdrejta për paqe.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ministrja e Jashtme amerikane Clinton janë të vendosur që procesi i paqes të ecë përpara, edhe në qoftë se gjatë javës kanë ndryshuar rrënjësisht kursin e tyre.

Ata kanë porositur që t'i bëhet thirrje Izraelit për një ndalim të ndërtimeve në vendbanimet hebreje.

Kjo taktikë e ndryshimit të papritur i zhgënjeu palestinezët

Frieden Nahost Netanjahu Obama
Presidenti Barack Obama, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti i palestinezeve Mahmud AbbasFotografi: picture-alliance/dpa

Ghassan Khatib, shefi i zyrës së shtypit të autoritetit autonom palestinez, shprehu keqardhjen për hapin e amerikanëve. “Kjo është krejtësisht për të ardhur keq, që përpjekjet e amerikanëve për të bindur Izraelin për ndalimin e ndërtimive nuk kanë sukses. Pala palestineze beson së ndalimi i ndërtimeve është një kërkesë e domodoshme për një proces paqeje të suksesshme dhe kuptimplotë“.

SHBA-ja dëshiron të ringjallë procesin e paqe

Heqja dorë e SHBA-së nga një ndërprerje e ndërtimeve në vendbanimet hebreje nuk do të thotë që zonja Clinton t'i lejojë Netanjahut dorë të lirë. Sipas informacioneve të gazetës së përditshme izraelite „Ha' aretz“, atmosfera në marrëdhëniet amerikano-izraelite përsëri ka rënë. Ministrja e jashtme amerikane Clinton do të ketë deklaruar me dyer të mbyllura se ajo nuk do të lejojë që Netanjahu të rrënojë bisedimet izraelito-palestineze.

Bahrain Manama Sicherheitskonferenz Hillary Rodham Clinton
Gazeta "Ha'aretz": Marrëdhëniet amerikano-izraelite janë ftohur përsëriFotografi: AP

Qeveria izraelite deri tani dukej e paprekur nga presioni verbal i ministres së Jashtme amerikane. Zevëndëskryeministri Silvan Schalom nga partia Likud sheh në ndryshimin e kursit të Uashingtonit një konfirmim të qëndrimit të vet. „Amerikanët kanë ardhur me bindjen e njëjtë, të cilën unë prej më shumë se një viti e predikoj që pikërisht një ndalim i ndërtimeve nuk është i nevojshëm që të fillojë një proces i paqes, ose të krijojë kushte për atë dhe po ashtu jo për të arritur një marrëveshje. Dhe ju e shihni që ata tani e bëjnë këtë. Por mbetet vazhdimisht edhe çështja, në se palestinezët dëshirojnë në përgjithësi bisedime të drejtpërdrejta.“

Ndryshe nga Schalom ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak e sheh takimin e fundit për Lindjen e Mesme një hap në drejtim të palestinezëve. Barack foli në favor të ndarjes së Jeruzalemit duke u larguar në këtë mënyrë qartë nga linja e kryeministrit Netanjahu.

Autor: Sebastian Englebrecht/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica