1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Stop Drogës, ne duam të jemi në Evropë" - Konferencë rajonale kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër

Në këtë koferencë morën pjesë ministra, deputetë, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch

Gjatë një aksioni për zhdukjen e Cannabis Sativa në Shqipëri

Gjatë një aksioni për zhdukjen e Cannabis Sativa në Shqipëri

E cilësuar si Kolumbia shqiptare e drogës, Lazarati e rendit Shqipërinë në toplistën e vendeve prodhuese, eksportuese e trafikuese të lëndëve cannabis-sativa. Çdo vit plantacionet e mbjella me bimë narkotike në Lazarat, përbëjnë një nga bazat më të rëndësishme të trafikut të drogës që lulëzon në këtë pjesë të Ballkanit jugor. Prej shumë vitesh policia shqiptare nuk hyn dot në Lazarat, nuk e godet dot kultivimin e lëndëve narkotike e për rrjedhojë rezultatet e luftës kundër drogës në rajon janë spontane. Për ti prerë rrugën këtij fenomeni është ngritur një komitet antitrafik në përbërje të të cilit janë struktura të shtetit, ligjit, drejtësisë, pushtetit vendor e shoqërisë civile. Prefekte e qarkut Gjirokastër, njëherësh dhe kryetare e Komitetit Antitrafik Mimoza Çomo thotë se "jemi të gjithë të interesuar e të impenjuar që ky fenomen të minimizohet."

Kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko

Kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko

Në koferencën rajonale kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër, Drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ishte i drejtëpërdrejtë në paralajmërimin e tij kur tha se "banorët e fshatit Lazarat duhet të ndërgjegjësohen se tashmë ka ardhur koha që dhe në këtë fshat ky fenomen të marrë fund."

Vetë Kryetari komunës Lazarat Dasho Aliko, që shpesh është parë si protagonist ngjarjesh që lidhen me këtë fenomen u ka bërë thirje bashkëkomunarëve të tij që "të largohen nga ky fenomen sepse Lazarati s'mund të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë."

Policia shqiptare gjatë një aksioni në Lazarat

Policia shqiptare gjatë një aksioni në Lazarat

Fenomemi Lazarat nuk duhet të sugjestionojë askënd ka thënë ministri i Punës e Shanseve të barabarta Spiro Ksera. Fenomeni Lazarat evitohet nëse të gjithë zbatojnë ligjin. Duke kritikuar neglizhencën e strukturave të shtetit, ai është shprehur se "ka ardhur koha që të zbatojmë ligjin, pasi nëse secili prej nesh merr përgjegjësisë e duhura, që ja cakton ligji, ky fenomen shumë shpejt do evitohet."

Po në Lazarat prej kohëve që nuk mbahet mend, policia e shtetit nuk hyn, për rrjedhojë nuk ka si të veprojë. Në përgjigje të këtij realiteti, Ministri Brendshëm Lulzim Basha është shprehur se kjo kohë do të marrë fund. Kam në xhep planin operacional ka thënë ministri Basha dhe kultivuesit, trafikuesit e drogës do ndëshkohen. Nuk do jetë shteti i izoluar, por "të izoluar e prapa hekurave janë e do të jenë ata që e mbollën këtë tregëti, e që përfitojnë nga kjo tregëti. Ai grusht njerzish do të ndjejë fort peshën e ligjit e do përballet me ligjin, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në muajt që vijnë."

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar trafikun e drogës : "Besoj se situata tani është përmbysur, ka përmirësime. Qeveria është e vendosur ta fitojë këtë betejë, por duhet thënë se përveç përpjekjeve të mëdha për të luftuar fenomenin ka vend për më shumë përfshirje të strukturave të pushtetit vendor e shoqërisë civile."

Ambasadori OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch u shpreh se lufta ndaj fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike është e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen evropiane të vendit, liberalizimin e vizave dhe hapat e mëtejshëm drejt antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 26.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MeD4
  • Data 26.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MeD4