1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Stojanoviq: Më erdhi turp për vezët e opozitës në palament

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq flet për DW lidhur me postin e tij, pozitën e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, FAK, raportet me Serbinë dhe përçarjet në Listën Serpska.

Branimir Stojanovic stellvertr. Ministerpräsident Kosovo Prostina

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Deutsche Welle: Zoti Stojanoviq, cilin funksion keni Ju, si duhet t'ju prezantoj?

Branimir Stojanoviq: Unë jam nënkryetar i qeverisë në Prishtinë. Jam me origjinë nga Graçanica dhe jam një prej udhëheqësve të Listës Serpska.

Më konkretisht ju lutem: a jeni ju zëvendëskryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, apo i Kosovës dhe Metohisë, siç keni pohuar shpesh?

Unë jam përfaqësues i serbëve në qeverinë në Prishtinë. Në aspektin formal juridik ne kurrë nuk e kemi kontestuar kornizën juridike në të cilën veprojmë. Por raporti jonë politik ndaj institucioneve në Prishtinë është i njëjtë me raportin e të gjithë serbëve. Detyra jonë nuk është që të merremi me temat politike të interesit madhor. Ne duam që në kuadër të kornizave ekzistuese ligjore të krijojmë kushte sa më të mira për jetese për popullin tonë dhe për bashkëjetesën tolerante me të gjithë.

Sa jeni të kënaqur me pozitën e serbëve në Kosovë?

Ne as afërisht nuk e kemi arritur gjendjen ku duhet të jemi. Me siguri që disa gjëra kanë ndryshuar për të mirë por kushtet në të cilat jetojnë njerëzit sot në Kosovë janë shumë të komplikuara dhe të rënda. Gjendja social-ekonomike nuk është e mirë. Nuk ekziston ndonjë aktivitet serioz ekonomik ku njerëzit të punësohen dhe të krijohet apo prodhohet diçka. Kjo rëndon situatën e të gjithëve. Ndërsa gjendja e serbëve është edhe më e komplikuar. Në jug të Ibrit ne jemi të mbyllur në rrethe të vogla fshatare, ku kemi edhe më pak shanse për një jetë më të mirë. Sundimi i ligjit, si parakusht për një jetë të mirë, ende nuk funksionon si duhet. Ka përparime sa i përket funksionimit të policisë dhe kjo është e pakontestueshme. Por përparime të këtilla duhet të shënohen edhe në sistemin e drejtësisë. Duhet të ketë një gatishmëri më të madhe për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Këto nuk janë probleme që prekin vetëm serbët, por serbët janë edhe më të prekur, sepse janë pakicë.

Branimir Stojanoviq me gazetarin Bahri Cani

Branimir Stojanoviq me gazetarin Bahri Cani

Sikur të kishit në dorë një shkop magjik, çfarë do të ndryshonit së pari?

Problemi më i madh është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë. Serbët kanë probleme të mëdha me gjetjen e përgjigjes efikase juridike dhe me kthimin e pasuvrive të tyre, pavarësisht se kur janë uzurpuar ato, në kohën e Luftës së Dytë Botgërore, apo si pasojë e mashtrimeve dhe falsifikimeve të dokumenteve me rastin e shitblerjeve të mëvonshme. Ka dhe probleme më të vogla të sigurisë, por sistemi i drejtësisë është aktuailsht problemi më i madh. Ne duam të kemi një sistem efikas juridik, i cili do t'i dënonte të gjthë ata që kanë shkelur ligjin.

Një prej temave më të diskutuara kohët e fundit është bashkësia e komunave me shumicë serbe. Marrëveshja është nënshkruar në Bruksel, por zbatimi i saj ende nuk ka filluar. Sa jeni të kënaqur ju me këtë vendim dhe çfarë prisni nga bashkësia?

Ky është një proces të cilin e pret një rrugë shumë e gjatë. Një moment shumë i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes për bashkësinë e komununave me shumicë serbe është miratimi i statutit. Marrëveshja për statutin duhet të arrrihet në nivelin më të lartë politik dhe deri atëherë do të ketë paqartësi të shumta. Rreth bashkësisë është krijuar një temë e madhe politike, e cila ka pasur për qëllim që të frikësojë shqiptarët dhe të krijohet një kaos në terren. Njerëzit në opozitë dhe disa njerëz plotësisht të papërgjegjshëm po përpiqen ta bëjnë këtë.

Ata kanë paralajmëruar nga rreziqet e një bashkësie të këtillë...

Tani ka ardhur momenti kur do të shihet nëse korpusi shqiptar është i pjekur që e ka kuptuar se serbëve duhet t'u sigurohet një hapsrirë më të madhe veprimi. Bashkësia dhe kompetencat e saj nuk do t'i cënojnë shqiptarët dhe jetën e shqitarëve. Të kujtojmë vetëm krijimin e komunave me shumicë serbe. Edhe atëherë është thënë se do të cënohen të drejtat e shqiptarëve dhe se ato do të izolohen. Ka ndodhur e kundërta. Serbët kanë filluar të ndjehen më të vetëbesueshëm dhe kanë filuar të bashkëpunojnë më shumë me të tjerët. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me bashkësinë. Në momentin kur të krijohet ajo, serbët do të jenë edhe më të vetëbesueshëm dhe do të bashkëpunojmë edhe më shumë me të tjerët.

Ju po flisni për bashkëpunim, por opozita dhe shumë të tjerë pohojnë se ky është vetëm hapi i parë drejt krijimit të një shteti paralel serb dhe ndarjes së Kosovës. A është ndarja e Kosovës qëllimi juaj përfundimtar?

Absolutisht jo. Qëllimi jonë nuk është asnjë lloj ndarjeje. Nuk e kuptoj pse dikujt i pengon kaq shumë krijimi i bashkësisë - vetëm nëse qëllimi i tij përfundimtar është largimi i plotë i serbëve nga Kosvoa. Largimi edhe do të ndodhë detyrimisht, në qoftë se mbetet pozita e tanishme në të cilën veprojmë ne. Serbët edhe sot po shesin pronat e tyre, në veçanti në jug të Ibrit. Në Graçanicë vetëm gjatë një viti janë shitur 120 hektarë pasuri e serbëve. Ky është një tregues që serbët nuk shohin perspektivë këtu. Ndaj duhet të zgjerojmë mundësitë e veprimit për rregullimin e jetës sonë, të marrim kompetenca të cilat sot nuk i kemi dhe të ndihmojmë ata të cilët janë në gjendje më të rëndë - të ndihmojmë bashkitë e vogla. Kllokoti me rreth 2.500 banorë ka pasur për shembull vitin e kaluar vetëm 30.000 Euro për investime kapitale. Me këto para ata nuk mund të bëjnë asgjë, ndaj duhet të mbështeten tek bashkitë më të mëdha, si Graçanica dhe të tjerat, me qëllim bashkëpunimi. Serbët me siguri që do të vazhdojnë të komunikojnë me fqinjët e tyre shqiptarë. Por kanë nevojë për një institucion që u ndihmon të mbijetojnë. Bashkësia është një çështje mbijetese për serbët, asgjë më shumë.

Do të thotë ndarja nuk është qëllimi juaj, por krijimi i kushteve më të mira për serbët në Kosovë?

Krijimi i kushteve më të mira dhe ruajtja e lidhjes së përhershme direkte me Beogradin. Ne nuk duam të bëjmë asgjë që do të cenonte fqinjët tanë shqiptarë. Por duam të ruajmë lidhjet direkte me Beogradin, sepse serbët e kanë mbijetuar këtu në 15 vitet e fundit vetëm falë ndihmës së Beogradit. 90% e nevojave tona janë financuar nga buxheti në Beograd.

Por serbët, në veçanti në veri, nuk kanë dashur të financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk kanë dashur të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës...

As kjo nuk është në tërësi e vërtetë, sepse shumë serbë në veri kanë marrë para nga institucionet e Kosovës. Këto gjëra do të sqarohen deri në fund, sepse shumë njerëz kanë marrë para nga të dy anët. Por detyra afatgjate është që të sigurohen raporte të mira mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovës. Raprotet mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan do të vlerësohen gjithmonë në varësi nga rarportet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Ne duhet të angazhohemi për përmirësimin e këtyre raporteve. Më vjen shumë mirë që odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë dhe se ky bashkëpunim vërtetë po merr përmasa të një bashkëpunimi serioz, esencial ekonomik. Shpresoj se ky bashkëpunim do të rezultojë me krijimin e firmave dhe sipërmarrjeve të përbashkëta. Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë mes vete. Serbët dhe shqiptarët po bashkëpunojnë sot vetëm në institucione dhe kjo nuk mjafton...

...një bashkëpunim shumë i ngushtë ekziston edhe mes qarqeve kriminale serbe dhe shqiptare, në veçanti në veri të Kosovës, i cili kontrollohet nga serbët?

Për fat të keq, ashtu është. Bashkëpunimi i qarqeve kriminale nuk është ndërprerë kurrë. Por kjo është detyra jonë, sepse nëse vazhdon bashkëpunimi i kriminelëve, ndërsa ne mbetemi në pozicionet e kundërta, atëherë nuk do të jetë mirë për askënd.

Zoti Stojanoviq, në Kosovë gati të gjithë shqiptarët janë të mendimit se ju për çdo mendim shkoni në Beograd. Normale është që serbët të komunkojnë mes vete dhe të bashkëpunojnë. Por sa pengon ky fakt relaksimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë?

Nga disa njerëz, në veçanti nga opozita, janë dëgjuar prej fillimit teori për rolin tonë si një Kali i Trojës, apo bombardues kamiac, por ne nuk jemi të tillë. Nuk pranojmë këto lloj cilVsimesh, sepse ne jemi ata të cilët jetojmë këtu. Ne nuk duam të jemi kamikac dhe të shkatërrojmë edhe jetën tonë. Nuk duam të bëjmë asgjë që do të shkaktonte konflitke, ndarje dhe cënime. As në Beograd kurrë askush nuk ka pasur ide të tilla dhe nuk është kërkuar prej nesh një gjë të tillë. Për ne është me rëndësi të përcaktojmë rolin tonë. Ne nuk duam të flasim për temat më të rëndësishme politike, sepse ne nuk kemi mundësi dhe fuqi që të vendosim për gjëra të tilla. Prandaj ekziston edhe dialogu i Brukselit, për të cilin mendoj se paraqet një gjë shumë të rëndësishme. Ne do të kufizohemi në funksinimin sa më efikas të administratës dhe do të veprojmë në nivelin lokal, për përpirësimin e kushteve të jetës dhe për përmirësimin e lidhjeve. Krijimi i kushteve më të mira të jetesës do të relaksojë edhe raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Vende të reja pune nuk do të hapen vetëm me marrëveshje të mëdha politike, por me përmirësimin e kushteve të jetës në terren.

Si i shihni ju raportet mes Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen? A besoni se Serbia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve si dy shtete të pavarura, siç kërkon bashkësia ndërkombëtare, apo mendoni se Kosova do të kthehet një ditë në kuadër të Serbisë?

Mund të flasim për ndjenja personale, por kjo është një gjë që i takon projekteve afatgjate politike. Ndjenjat personale nuk do të na çojnë larg, sepse shumë shqiptparë do të donin bashkimin në një Shqipëri të madhe. Ne duhet të përqendrohemi tek gjërat reale. Qëllimi ynë është Bashkimi Evrpian dhe rregullimi i raporteve sipas modelit të BE. Ne duam të kemi sundimin e plotë të ligjit. Momentalisht nuk është tema më e rëndësishme të flasim se çfarë simbolesh do të përdorim, çfarë dokumentash dhe çfarë stemash. Fakt është që sot shqiptarët janë shumicë, kontrollojnë institucionet dhe adminsitrojnë në këto hapsira. Por kjo nënkupton që ata duhet të kenë edhe përgjegjësi më të mëdha. Liderët shqiptarë dhe shqitarët si shumicë janë ata të cilët duhet të tregojnë një përgjegjësi edhe më të madhe për kushtet e serbëve.

Pra të sqarojmë edhe një herë deri në fund: Ju e shihni veten si një lloj ure mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhen në nivelin e qeverive të këtyre dy vendeve?

Ne duam të krijojmë raporte më të mira, sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Ne vërtetë duam të ndërpresim rrethin e së keqes, i cili këtu po vazhdon për më shumë se 100 vjet. Serbët dhe shqiptarët nuk kanë arritur kurrë marrëveshje për raprotet mes tyre, por vetëm kanë ndryshuar periudhat e dominimit të njërit apo tjetrit. Tani thuhet se shqiptarët janë shumicë dhe ata duhet t'i përcaktojnë të gjitha, ndërsa serbët duhet të pranojnë të gjitha kushtet e shumicës. Nëse duam një shoqëri civile, evropiane duhet tÄi japim fund kësaj traditë.

Shqiptarët me siguri që kanë përgjegjësi të mëdha për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë në të, por edhe nga ju priten vendime të përgjegjshme. Një prej tyre është krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Cili është qëndrimi Juaj ndaj FAK?

Ne e kemi trajtuar shumë gjatë temën e FAK dhe kemi biseduar. Por ne mendojmë se për këtë temë nuk është zhvilluar ndonjë dialog serioz. Mendojmë se rrethanat nuk kanë ndryshuar. Ndaj përgjigja jonë mbetet e njëjtë: krijimi i FAK absolutisht nuk ka prioritet. Kjo nuk do t'i përmirësonte kushtet e jetës në asnjë mënyrë, vetëm sa do të ngarkonte, sepse një lojë e tillë është tepër e kushtueshme.

Mendoni se krijimi i FAK do të cënonte të drejtat e serbëve, apo keni ndonjë problem tjetër? Cili është shkaku i kundërshtimit tuaj?

Ka shumë njerëz që krijimin e FAK e përjetojnë si kërcënim të drejtëpërdrejtë - në veçanti në veri. Besoj se duhet të flasim edhe më shumë për këtë çështje dhe të gjithë të binden në dëshirat e sinqerta që krijimi i FAK nuk do të cënonte të drejtat e askujt. Edhe në këtë drejtim gjërat kanë ndryshuar pozitivisht, ndoshta jo me shpejtësinë e duhur. Por duhen bërë hapa të vegjël për përmirësimin e gjendjes. FAK është një temë komplekse për të cilën duhet të bisedojmë. Por qëndrimi ynë sot është negativ.

Cilat kushte duhen plotësuar në mënyrë që ju ta pranoni krijimin e FAK?

Së pari duhet të flasim për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale dhe të arrihen marrëveshje për sigurinë e plotë. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ky nuk është prioritet i Listës Serpska.

Por Lista Serpska është përçarë shumë seriozisht kohët e fundit. Ju keni marrë vendim që Aleksanar Jabllanoviq të mos jetë kryesues i Listës, ndërsa ai thotë se nuk do ta pranojë këtë vendim. Si do të zgjidhet ky problem?

Evolucioni në organizimin tonë po vazhdon sepse ne kemi filluar si një iniciativë qytetare që ka dalë në zgjedhjet lokale. Më pas kemi integruar më shumë njerëz dhe kemi marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Nuk ka ndonjë përçarje edhe pse shumë njerëz do ta dëshironin këtë. Nuk do të realizohen ëndërrat për përçarje në mesin e serbëve.

Më konkretisht, a është zoti Jabllanoviq në krye të Listës Serpska apo jo?

Qëndrimet tona janë shumë të qarta: absolutisht është e qartë që zoti Jabllanoviq është vetëm një qytetar i rëndomtë me të gjitha të drejtat si të gjithë të tjerët. Ai nuk ka qenë kurrë kryetar i Listës, vetëm përfaqësues, që është emëruar formalisht në këtë pozitë me rastin e regjistrimit të iniciativës qytetare. Ai kurrë nuk është zgjedhur kryetar i Listës. Prej dhjetë kryetarëve të bashkive me shumicë serbe, nëntë janë të mendimit se zoti Jabllanoviq nuk duhet të jetë përfaqësues i Listës. Vetëm një ka qenë për mbetjen e tij, por ai është babai i Aleksandar Jabllanoviqit. Kjo është një çështje e mbyllur: ai nuk është më përfaqësues i Listës.

Zoti Stojanoviq, si e keni përjetuar hedhjen e vezëve në parlamentin e Kosovës, ku kërkohet tërheqja e nënshkrimit nga krijimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbë?

Mendoj se ky është një turp shumë i madh. Mua personalisht më ka ardhur turp të jem i pranishëm në parlamet. Kjo flet më shumë për personat që kanë hedhur vezë dhe më pak për ata të cilët kanë qenë shënjestër e vezëve. Kjo është një sjellje për rrugë dhe jo për parlament apo institucione. Këto janë sjellje për vende të errëta ku përdoret dhunë dhe jo për isntitucione. Vërtetë nuk e kuptoj këtë sjellje dhe besoj se shumica absolute është kundër sjelljeve të tilla.

Zoti Stojanoviq, a keni frikë Ju personalisht kur dilni në rrugët e Prishtinës?

Absolutisht jo. Unë shumë shpesh shëtis rrugëve të Prishtinës i pa shoqVruar. Më vjen shumë mirë që shumë shpesh më afrohen shqiptarë të moshuar dhe më thonë se është shumë mirë që shëtis i pa shoqëruar. Më vjen shumë mirë që disa gjëra kanë ndryshuar. Unë s'kam përse të kem frikë, sepse të gjitha që po bëj kanë vetëm një qëllim: përmirësimin e kushteve të jetesës dhe bashkëpunimin me të gjithë. Për fat të keq, mediat shpesh i japin ndonjë konotacion të gabuar fjalëve dhe veprave tona. Mediat na prezantojnë si forcë radikale, por ne nuk jemi forcë e tillë. Ne duam vetëm ta themi hapur të vërtetën dhe të zgjidhim problemet përmes një dialogu të sinqertë. E vërteta është shpesh e rëndë, por duhet të flasim hapur për problemet. Problemet nuk zgjidhen me heshtje. Ne në asnjë mënyrë nuk jemi destruktivë dhe nuk duam të jemë të tillë. Duam vetëm zgjidhjen e problemeve.

A jeni të kënaqur me bashkëpunimin me parnterët në koalciionin qeverisës?

Mund të them se është bërë progres në këtë drejtim. Unë absolutisht nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme, sepse duhet të bëjmë shumë më shumë. Njerëzit me të drejtë presin prej nesh rezultate edhe më të mira - në radhë të parë sa i përket hapjes së vendeve të reja të punës.