1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Stinë e nxehtë elektorale në Maqedoni

Në Maqedoni partitë po itensifikojnë aktivitetet zgjedhore për të fituar sa më shumë elektorat për platformat e tyre.

Pamje nga fushata elektorale e BDI-së në Maqedoni

Pamje nga fushata elektorale e BDI-së në Maqedoni

Tri ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 1 qershorit, partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet e tyre për të bindur sa më shumë elektoratin që të votojnë platformat e tyre zgjedhore. Veç fyerjeve dhe akuzave reciproke ato po nxjerrin në pah premtimet e parealizuara të oponentëve politikë.

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka akuzuar në tubimet partinë shqiptare në pushtet për mos realizimin e premtimeve të dhëna. “Lëre që nuk kane realizuar premtimet e dhëna por kanë reviduar edhe ligje të cilat i kishim arrit ne siç është ligji i flamurit. Filluan nga brenda rrënimin e Marrëveshjes së Ohrit”- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Bashkimi Demokratik Shqiptar është subjekt më i ri që garon në skenën politike. Kryetari saj, Bardhyl Mamuti, vlerëson se politikëbërja e Shkupit përfundimisht duhet të lirohet nga ndikimet e Beogradit. “Medoemos influenca e Beogradit duhet të menjanohet nga kokat e politikbërjes në Shkup, pa këtë lirim nuk ka ecje përpara”- tha Bardhyl Mahmuti kryetar i BDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, thotë se projektet e vazhduara të partisë së tij në qeverinë e Gruevskit do të rrumbullakësohen në katër vitet e ardhëshme. Sipas tij alternativa e vetme e Maqedonisë është anëtarësimi në struktura euro-atlantike: “Kjo votë e juaj përfundimisht do ta vulosë orientimin e Evropës Perendimore dhe SHBA-ve se shqiptarët janë komb i madh - Kosova në NATO, Shqipëria në NATO, ne në NATO - NATO-ja është ushtri e shqiptarëve” ka deklaruar Menduh Thaqi kryetar i PDSH-së.

Kryetari i PPD-së, Abdyladi Vejseli, thotë se subjekti i tij politik çdo herë mbështet projektet kombëtare. Ai është zotuar se nëse partia e tij hyn në qeverinë e ardhshme brenda 10 ditëve Maqedonia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Ne kemi hartuar marrëveshjen e Ohrit, ne jemi ata që nëse hymë në qeveri dhe parlament brenda 60 ditëve do t’i realizojme të drejtat e shqiptarëve si është përdorimi i gjuhës, flamurit dhe të drejtat e ish-luftëtarëve te UÇK-së,” - thekson Abdylhadi Vejseli kryetar i PPD-së.

Bashkimi Demokratik Kombëtar i Hisni Shaqirit në këto zgjedhje mbështet konceptin e federalizimit të Maqedonisë. “Ne si BDK jemi të bindur se e vetmja zgjidhje në Maqedoni që garanton perspektivë dhe një ardhmëri më të mirë për shqiptarët është federalizimi,“ - thotë Hisni Shaqiri kryetari i BDK-së.

  • Data 27.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6xO
  • Data 27.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6xO