1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Steinmeieri kërkon zgjidhjen e konfliktit në Siri

Libani, Abu Dhabi dhe Katari, ishin stacionet e vizitës së ministrit të Jashtëm Frank-Walter Steinmeier ku bisedoi për Sirinë. Katari ishte stacioni i fundit dhe më i komplikuari.

default

Frank-Walter Steinmeier dhe homologu i tij në Katar Al-Attiyah

Na Doha bën shumë nxehtë, në kryeqytetin e Katarit. Era tërbon në qytet ku gjithandej po bëhen ndërtime me pjesëmarrjen edhe të evropianëve dhe gjermanëve. Koncerni gjerman i ndërtimeve Hochtief për shembull, e ka ngritur atje një qendër tregtare më të gjatë se tetë kilometra. Në çdo qoshe vëren rritje dhe ndërtime, të cilat bëhen me bashkëpuntorë të huaj. Katari është me siguri stacioni më i komplikuar i vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Doha i mbështetë islamistët në Siri

Deutschland Frank-Walter Steinmeier besucht Katar

Steinmeier me ministrin e Arsimit të Katarit

Ky vend i furnizon pak a shumë hapur islamistët militantë me armë dhe para. Këto grupe - si Ahfad Al-Rasul - luftojnë në disa rajone kundër "Armatës së Lirë të Sirisë" (FSA), e cila politikisht mbështetet prej miqëve të Sirisë. Ndër miqët e Sirisë të cilët së fundi kanë negiociuar edhe në Londër është edhe Gjermania, sikur edhe Emiratet e Bashkaura Arabe apo dhe Katari.

Dallimet nuk janë thënë shumë hapur. Natyrisht që gjatë takimit me Emirin nga Katari, sheikun Tamim Al-Thani dhe ministrin e Jashtëm, Khalid Al-Attiyah,është biseduar gjërë e gjatë edhe për Sirinë, tha Steinmeier. "Në Londër kemi biseduar një gjysmë dite për mbështetjen e opozitës së moderuar."

Steinmeier kërkon zgjidhje politike

Megjithatë, Steinmeier dhe Al-Attiyah ishin të një mendimi vetëm sa i përket zgjedhjeve, të cilat do t'i lejojë edhe presidenti i Sirisë Baschar Al-Assad. Por kjo do të thotë vetëm një pauzë, mendon Steinmeier. "Pas këtyre zgjedhjeve ne sërish duhet të ulemi së bashku dhe të bisedojmë zgjidhjet poilitike."

Doha Skyline 20.02.2014

Doha

Tepër shpresëdhënëse nuk janë këto deklarata për zgjidhjen politike të konfliktit, të ministrit Steinmeier. Ndaj ka kërkuar që fillimisht të merren disa hapa më të vegjël, për të përmirësuar gjendjen e popullatës atje. Në Abu Dhabi, në stacionin e tij të dytë, ai ka folur për armëpushimet rajone në Siri. Nëse Katari e mbështetë këtë ide, ai do të mund ta prezantonte këtë ate edhe në vendet e tjera të gatshme për të ndihmuar zgjidhjen politike të konfliktit.

Kolegë dhe miq

Kur dëgjon me vëmendje fjalimet gjatë kësaj vizite e vëren se Steinmeier e quante homologun e tij nga Emiratet e Bashkaura Arabe, sheikun Abdullah, si një mik. Ndërsa ministrin e Jashtëm të Katarit, Khalid Al-Attiyah, si "kolegë".

Por për gjendjen e punëtorëve në Doha gjendja duket më mirë. Ligjet do të ndryshojnë, kushtet do të përmirësohen. "Këtë", siç tha Frank-Walter Steinmeier, "e ka premtuar edhe kolegu im!"