1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Steinmeier: Rifillon dialogu i ndërprerë me Kinën

Gjermania dhe Kina kanë rënë dakort që të rifillojnë muajt e ardhshëm dialogun strategjik të filluar vitin e kaluar.

Frank-Walter Steinmeier në Pekin

Frank-Walter Steinmeier në Pekin

Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm gjerman Frank Vakter Stajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) në një konferencë të përbashkët shtypi me kolegun e tij kinez, Yang Jiechi të premten në Pekin. Po ashtu duhet parë nëse dialogu mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera, shton Steinmier: "Dhe në të vërtetë ka rezultate konkrete, si për shembull, që dialogu për të drejtat e njeriut, i cili ishte ndërprerë të rifillojë në gjysmën e dytë të 2008-ës, që i gjithë dialogu politik, që ne e quajmë strategjik të rifillojë po ashtu me Kinën"

"Dhe ne ramë dakort, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne në Evropë në fazën e tanishme - që të bashkëpunojmë me Kinën në çështjet e mbrojtjes së klimës, për gjetjen e instumentave kundër ndryshimeve të saj. Baza e këtij bashkëpunimi do të jetë ura klimaterike gjermano -kineze, për të cilën ne po punojmë konkretisht," tha Stajnmajer.

  • Data 14.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJoI
  • Data 14.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJoI