1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Steinmeier merr postin e Presidentit

Pas pesë vitesh në pushtet, Presideni Joachim Gauck i dorëzon Kështjellën Bellevue pasardhësit të tij Steinmeier. President i ri do të betohet të mërkurën.

Në Kështjellën Bellevue janë takuar në mënyrë simbolike presidenti i dertanishëm Joachim Gauck dhe pasardhësi i tij Frank-Walter Steinmeier me bashkëshorten Elke Büdenbender, në ceremoninë festive të dorëzim-marrjes së detyrës. Në Bellevue këtë të dilë presidentin e ri, Gauck e ka pritur po ashtu me bashkëshorten e tij Daniela Schadt.

Pas pesë vitesh në postin e Presidentit, mandati i Gauckut ka përfundur në mesnatën e kaluar. Presidenti i ri Steinmeier ka marrë zyrtarisht prej mesnatës këtë post. Të merkuren ish-ministri i Jashtëm Steinmeier do të betohet para Bundestagut dhe Këshillit të Landeve (Bundesratit).

Presidenti i 12-të

77- vjeçari Gauck ka hequr dorë nga kandidatura për një mandat tjetër, për shkak të moshës. Steinmeier është zgjedhur si pasardhës i tij në shkurt. Ai do të jetë Presidenti i 12 me radhë i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Presidenti i ri do të ketë rreth 200 bashkëpunëtorë, të cilët do të koordinohen nga ish-sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme, Stephan Steinlein.

cgn/uh (afp, dpa)