1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Steinmeier: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi në OKB

Kriza financiare, vatrat e krizave dhe jo së fundi rendi i ardhshëm botëror. Ishin këto temat që preku ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalilmin e tij para asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

default

Frank-Walter Steinmeier në OKB

As ministri i jashtëm gjerman nuk mundi ta anashkalojë politikën e përditshme në fjalimin e tij para asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Duke iu referuar krizës së fundit financiare, ai kërkoi reforma rrënjësore të rregullave të deritanishme. Efektet e krizës janë të dukshme dhe është e qartë se kështu nuk mund të vazhdojë, tha ministri. Ardhmëria pa rregulla të reja nuk është e mundur, ndërkohë që Gjermania për vite të tëra është angazhuar për më shumë transparencë, stabilitet dhe kontroll. Në veçanti fjalët stabilitet dhe kontroll, ministri i jashtëm i përdori edhe kur foli për zhvillimet e fundit në Iran. Teherani duhet të hedhë letrat në tavoliën dhe të luajë me letra të hapura.

„Irani nuk duhet ta provokojë bashkësinë ndërkombëtare. Ne presim një sinjal shumë të qartë të ndryshimit dhe rikthimit të mirëbesimit", tha ai. Me fjalë të ashpra, Steinmeier kritikoi edhe presidentin Ahmadinedschad, i cili të martën në Nju Jork tha se kriza e fundit financiare është pasojë e veprimit të cionistëve, ndërkohë që Izraelin e quajti si vrasës cionist.

„Antisemitizmi i shprehur në fjalimin e tij është për mua i padurueshëm dhe kërkon dënim të përgjithshëm. Në këtë çështje të gjithë duhet të jemi të bashkuar", theksoi Steinmeier.

Duke folur për krizat tjera në botë, Steinmeier tha se ato duhet të zgjidhen me bashkëpunim. Si shembull përmendi krizën në Kaukaz, e cila eskaloi me dhunë, me fajin e të gjitha palëve. Ministri i jashtëm foli për domosdoshmërinë e angazhimit edhe më të madh të OKB-së për vendosjen e paqës në botë.

„Gjermania është e bindur se Kombet e Bashkuara në shekullin 21 janë më të nevojshme se kurrë më parë“, nënvizoi Steinmeier. Prandaj, Gjermania kërkon reformimin e KS të OKB, i cili duhet ti përgjigjet realitetit të ri në botë.

„Gjermania ësthë e gatshme për më shumë përgjegjësi", theksoi minisri i jashtëm.

Steinmeier u kthy në Gjermani menjëherë pas fjalimit të tij në Nju Jork, i cili u mbajt pikërisht në 35 vjetorin e fjalimit të parë të një kancelari socialdemokrat në organizatën botërore. Ishte ai Willy Brandt në vitin 1973.

  • Data 27.09.2008
  • Autor Thomas Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQ27
  • Data 27.09.2008
  • Autor Thomas Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQ27