1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Steinmeier: "Dua të jem kancelar i të gjithë gjermanëve"

Të dielën (14.06) Partia Socialdemokrate (SPD) në konventën elektorale në Berlin miratoi njëzëri programin zgjedhor.

Kandidati i SPD-së për kancelar, ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, duke mbajtur fjalimin në konventën elektorale, 14.06. 2009, Berlin.

Kandidati i SPD-së për kancelar, ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, duke mbajtur fjalimin në konventën elektorale, 14.06. 2009, Berlin.

Me mjaft interes u prit fjala e kandidatit të SPDs-së për kancelar Frank-Walter Steinmeier, i cili me një fjalim të zjarrtë përgatiti shpirtërisht partinë për luftën elektorale për zgjedhjet parlamentare në vjeshtë. "Në radhë të parë jam këtu të dashur shoqe dhe shokë për të vendosur themelin për një luftë të flaktë elektorale më 27 shtator." Zëvendëskancelari dhe ministri i Jashtëm Frank Walter-Steinmeier u bëri thirrje rreth 500 delegatëve të kongresit të mbledhur në Berlin që të mobilizohen për fushatën elektorale. Pavarësisht humbjes rekord në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultateve mjaft të dobëta në sondazhe, kandidati për kancelar i Partisë Socialdemokrate ka besim për një fitore të partisë në zgjedhjet për Bundestagu-n. Sipas tij gara është e hapur, socialdemokratët do ta mbajnë atë të hapur dhe në fund do të fitojnë.

Steinmeier dhe Müntefering duke hyrë në sallën e kongresit të SPD-së

Steinmeier dhe Müntefering duke hyrë në sallën e kongresit të SPD-së

"Tani kemi shans unikal për të filluar nga e para dhe më mirë"

Me fjalë të qarta Steinmeier kritikoi Unionin Kristiandemokrat/ Kristiansocial dhe kancelaren Angela Merkel për mungesë konceptesh. Sipas tij unioni është i ngurtë dhe pret shumë dhe sheh shumë duke mos qenë i vendosur të veprojë. "Vendi nuk mund ta lejojë gjatë këtë. Tani është e rëndësishme që të kemi udhëheqje, qartësi dhe drejtim të vendosur."

Kryetari i SPD-së Franz Muentefering duke mbajtur fjalim në konventën elektorale më 14 qershor 2009 në Berlin

Kryetari i SPD-së Franz Muentefering duke mbajtur fjalim në konventën elektorale më 14 qershor 2009 në Berlin

Müntefering: Lufta jonë elektorale për postin e kancelarit me Frank-Walter Steinmeier si kancelar

Duke iu referuar krizës aktuale Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se këtej e tutje gjërat duhet të ndryshojnë: "Unë dua të jem kancelar për të gjithë ata, që kanë besim tek ky vend, që besojnë, se ky vend duhet të formësohet në mënyrë të drejtë, sepse në rast të kundërt do të përçahet. Unë dua të jem kancelar për njerëzit, që e dinë se ne duhet të nxjerrim mësime prej krizës, se ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë si deri më sot, që ne tani - pikërisht tani ndoshta kemi një shans unikal për të filluar nga e para dhe më mirë."

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Franz Müntefering iu drejtua gjithashtu delegatëve me një fjalim inkurajues nën moton "Ne mund t'ia dalim mbanë luftës elektorale". Edhe Müntefering, ashtu si edhe Steinmeier, e kritikoi kancelaren dhe politikën e Unionit Kristioandemokrat/Kristinasocial. Müntefering mbështeti Steinmeierin si kandidat për kancelar duke theksuar se një burrë shteti si ai jo vetëm do të bëhet kancelar, por është evidente që ai mund të jetë kancelar: "Socialdemokratët kanë një kokë të kthjellët dhe një zemër të zjarrtë. Ne bëjmë një luftë elektorale për postin e kancelarit me Frank-Walter Steinmeier si kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë."


Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

  • Data 14.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I9IP
  • Data 14.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I9IP