1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Steinbrück: "Së pari demokratizimi e më pas zgjerimi i BE-së"

Kandidati i Socialdemokratëve për kancelar, Peer Steinbrück, shpejgon në një intervistë për Deutsche Wellen, gjatë vizitës së tij në Varshavë, pikëpamjet e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Peer Steinbrück në Varshavë

Peer Steinbrück në Varshavë

DW: Në kohën e krizës ekonomike dhe finaciare është folur më së shumti për kursimet. Është harruar të flitet për rritjen ekonomike, në radhë të parë në Evropë?

Steinbrück: Nuk ka pikë dyshimi që këto vende duhet të rregullojnë buxhetet e tyre. Në këtë pikë nuk ka dallime mes politikës sime dhe të qeverisë së tanishme. Por ka dallime për vëllimin e kursimeve, sepse këto vende tërë kohën po sillen në një rreth vicioz. Për shembull: Ajo që ne kërkojmë në vit nga Greqia apo Portugalia është një kursim prej 5 % të kapacitetit të tyre ekonomik. Në shikim të parë kjo ndoshta nuk duket shumë, por nëse e shpjegojmë se në Gjermani për shembull kjo do të thoshte kursime në vlerë prej 130 miliardë euro në vit, atëherë mund të kuptohet se çfarë masash duhet të ndërmarrin këto vende. Nëse një politikan në Gjermani do të thoshte se ne duhet të kursejmë 130 miliardë euro në vit, atëherë me siguri që pakënaqësia do të ishte shumë e madhe. Kjo po ndodhë në vendet që duhet të kursejnë. Ndaj mendoj se duhet të kombinohet një strategji e kursimeve dhe stimulimit ekonomik.

DW: Me 1 qershor në BE do të anëstarësohet edhe Kroacia. Jeni të lumtur për këtë fakt, apo keni frikë nga futja e problemeve të reja në BE? Dhe sa kohë duhet të presin vendet e tjera të Ballkanit deri sa të anëtarësohen në BE?

Peer Steinbrück në intervistë me DW.

Peer Steinbrück në intervistë me DW

Steinbrück: Secili shtet i cili do të anëtarësohet në BE duhet të plotësojë disa kritere të caktuara. Kjo nuk mund të evitohet. Por para se të mbaj ndonjë fjalim të flaktë për zgjerimin e BE-së, së pari duhet të kujdesemi për demokratizimin e institucioneve dhe për pëmirësimin e procedurave. Kam përshtypjen se qeveria gjermane duhet të fillojë në legjislaturën e re një debat për të bërë institucionet evropiane më efikase dhe më demokratike. Nuk mendoj se duhet të hapim debatin nëse BE-ja duhet të ketë 29, 30, 31, 32 vende anëtare...

DW: Po qëndrimi Juaj për Kroacinë, është ajo e gatshme për anëtarësim?

Steinbrück: Për Kroacinë është vendosur: ajo do të bëhet anëtarja e 28 e BE-së me 1 qershor. Unë jam i një mendimi me Helmut Schmidt-in i cili në shumë biseda ka thënë se: Këtë BE ne e kemi zgjeruar shumë shpejt nga nëntë në 12, pastaj 15, 25, 27 dhe tani 28 vende anëtare. Më lejoni të shpjegoj: Çdo shoqatë që përjeton rritje të këtillë duhet të ndryshojë edhe statutin e vet. Duhet të ketë një bazë tjetër për ta ruajtur funksionalitetin e vet. Pjesërisht kemi pasur sukses me Marrëveshjen e Lisbonës, por unë nuk jam i mendimit me ata që thonë: "zgjerim, zgjerim dhe vetem zgjerim!"

DW: Çfarë duhet të ndryshohet në Marrëveshjen e Lisbonës, për të mundësuar vazhdimin e zgjerimit?

Steinbrück: Parlamenti Evropian duhet të ketë më shumë të drejta. Ai duhet të mund të zgjedhë dhe shkarkojë presidentin e Komisionit Evropian. Duhet të ketë një ndarje të qartë të përgjegjësive dhe obligimeve brenda Komisionit Evropian. A është ai pushtet ekzekutiv apo legjistlativ? Pse tani kemi për shembull tre presidentë: presientin e Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Evropës. Pse të mos kemi vetëm një president i cili do të zgjedhej në PE? Si qëndron puna me Këshillin e Evropës, a duhet të jetë ai dhoma e dytë e Parelamentit?

DW: Në Poloni po dëgjohen gjithnjë e më shumë mendime se boshti Paris - Berlin duhet të zgjerohet edhe me Varshavën. Cili është mendimi Juaj?

Steinbrück: Jam i lumtur qe ekziston ky bosht: Paris-Berlin-Varshavë. Ato e përbëjnë Trekëndëshin e Vajmarit dhe bëjnë një politikë të përbashkët në shumë gjëra. Por për një zgjerim të mëtutjeshëm nuk dua të flas as me tone ironike.