1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Steinberg: Pavarësia e hetimeve - kusht thelbësor për daljen nga kriza

Formula e James Steinberg për kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama : Zgjidhje në përputhje me kushtetutën e shtetit të së drejtës dhe një proces zgjedhor të ndershëm e transparent për zgjedhjet lokale.

default

James Steinberg, zëvendëssekretari amerikan i shtetit në Tiranë

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për situatën e tanishme qe të ndërrmeren hapat e nevojshme për të mbrojtur kushtetutën, të ketë një proces demokratik dhe zgjedhje demokratike. Është shumë e rëndësishme që zyrtarët e qeverisë dhe kryetarët e partive të fokusohen në punë pozitive dhe të ndërtojnë një të ardhme për popullin shqiptar” - tha Steinberg.

Pavarësia e hetimeve - kusht thelbësor për daljen nga kriza

Numri dy i departamentit amerikan të shtetit, James Steinberg, e cilësoi situatën që po kalon Shqipëria një kohë sfidash që duhen fituar në emër të së ardhmes së Shqipërisë. Hapi i parë për t'i fituar ato është hetim i pavarur dhe gjithë përfshirës i ngjarjeve të 21 janarit.

“Vizita ime në Tiranë bëhet në një kohë sfidash për shkak të ngjarjeve dramatike të 21 janarit. Është e rëndësishme jo vetëm për familjet e viktimave, por për të gjithë shqiptarët një hetim i pavarur dhe gjithëpërfshirës që bazohet mbi fakte dhe që nxjerr përgjegjësit e atyre ngjarjeve. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një hetim të pavarur përmes Prokurorisë së Përgjithshme. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mbrohet pavarësia e hetimeve.”

Realiteti shqiptar dhe parimet e demokracisë

Mesazhet e zëvendëssekretarit amerikan te shtetit, James Steinberg, në Tiranë përkojnë në kohë me një akuza dhe kundërakuza, fyerjeve reciproke të rënda mes qeverisë dhe opozitës në Parlament lidhur me ato qe palët i konsiderojnë fakte për korrupsion dhe për shkaktarët e vrasjes së 4 personave në demonstratën antiqeveritare të 21 janarit. Duke kritikuar këtë klimë James Steinberg la të kuptohet qartë se ajo nuk u shërben shpresave të njerëzve për të ardhmen.

“Demokraci do të thotë natyrisht debat i fuqishëm por edhe civil që u shërben interesave afatgjata të njerëzve. SHBA dëshërojnë të shohin një politikë që ecën drejt progresit dhe që mbështetet në përvojat pozitive të Shqipërisë në të kaluarën, një politikë që jep shpresa të mëdha për të ardhmen" - tha ai në konferencen per shtyp.

SHBA- detyra të shumta shtëpie për politikanët e Tiranës

I pyetur nga DW se sa rezonancë gjeti pikëpamja amerikane tek autoritetet e Tiranës Steinberg tha se kishte shpresa qe hapat të ndërrmeren shpejt. Ai tha se SHBA janë të shqetësuara për situatën në Shqipëri dhe se do të vazhdojnë të mbështesin me asistencë teknike Prokurorinë e Përgjithshme. Por ai shtoi se në fund të fundit zgjidhja duhet të vijë nga vetë shqiptarët. “Mënyrën sesi do të dilet nga kriza duhet ta vendosin drejtuesit politikë dhe vetë populli.” - tha ai.

Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, James Steinberg, theksoi një sërë detyrash shtëpie për qeverinë dhe opozitën që nga mbrojtja e Kushtetutës, forcimi i institucioneve të pavarura, zhvillimi i zgjedhjeve lokale të lira dhe të ndershme dhe deri tek lufta reale dhe efikase kundër korrupsionit. Ai tha se mitingjet dhe demonstratat në rrugë dhe sheshe janë një mënyrë demokratike për të shprehur pikëpamjet, por në një sistem demokratik nuk është e nevojshme për të përdorur mjete jo kushtetuese për të arritur qëllime politike. Ai tha gjithashtu se situata në Shqipëria nuk është e krahasueshme me atë që po ndodh në e vendet Lindje së Mesme, pasi në Shqipëri ka një sistem demokratik.

Autor: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 25.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Pi0
  • Data 25.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Pi0