1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

300112 Asylstatistik

31 Janar 2012

Pas shifrave të "statistikës për azilantët për muajin dhjetor dhe vitin 2011" të përpiluar prej Entit federal për Migrimin dhe Refugjatët gjenden shumë fate njerëzish.

https://p.dw.com/p/13tMZ
Flüchtlinge aus Nordafrika posieren am Freitag (12.08.2011) vor ihrer Unterkunft in der Erstaufnahmeeinrichtung der Zentralen Ausländerbehörde in Chemnitz. Die Einrichtung des Malteser Werkes hat jährlich rund 2300 Zugänge von Asylbewerbern unter anderem aus nordafrikanischen Ländern. Die Flüchtlinge können in Chemnitz bis zu drei Monaten betreut werden, insgesamt stellen die Malteser dafür 500 Betten zur Verfügung. Foto: Hendrik Schmidt/lsn
Fotografi: picture-alliance/dpa

45 741 persona kanë bërë në vitin e kaluar kërkesë për azil në Gjermani, statistikat dhe origjina e azilkërkuesve jep një tablo të qartë se ku ka probleme të mprehta në botë. "Ndryshimet më të mëdha me prirje në rritje i kemi në Afganistan, Iran, Siri dhe Pakistan." - thotë Roksana Soraya nga Enti federal për Migrimin dhe Refugjatët. "Me Sirinë dhe Pakistani, kemi dy vende të reja që janë tani në krye të listës së vendeve."

Sipas Bernd Mesovic i shoqatës për të drejtat e njeriut "Azil Pro" kjo nuk është surprizë. Veçanërisht në Lindjen e Mesme ka kriza të vazhdueshme dhe në listë kryeson natyrisht Siria me rritjen më dramatike të azilkërkuesve vitin e kaluar".

Nga Afrika e Veriut nuk ka valë refugjatësh

Shifra në rritje të azilkërkuesve nga Irani vërehen që nga shtypja e lëvizjes demokratike, diagnostikon Mesovic. Motivet për t'u larguar nga Afganistani, ose Pakistani janë ndoshta më të dukshme: "Kriza latente, dhuna latente i shtyn shumë njerëz, sidomos të rinjtë që të largohen nga vendi," thotë Mesovic.

Mitglieder der Flüchtlingsinitative Berlin-Brandenburg demonstrieren mit einem Plakat mit der Schrift " Deutscher Pass für in Deutschland geborene Kinder" für bessere Bedingungen für Asylbewerber vor der Zentralen Ausländerbehörde des Landes Brandenburg in Eisenhüttenstadt (Oder-Spree), aufgenommen am 20.06.2011. Seit Jahresbeginn registrierte die Behörde 554 Asylsuchende in Brandenburg. Im gesamten Jahr 2010 waren es 1238. Foto: Patrick Pleul
Fotografi: picture-alliance/dpa

Nga ana tjetër vala e refugjatëve, që mendohej se mund te vinte nga vendet arabe të përfshira prej kryengritjeve, nuk erdhi. Roksana Soraya mendon "se njerëzit ndoshta po presin një herë se çdo të ndodhë pas ndryshimit të regjimeve, duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme", gjithësesi në këtë drejtim nuk mund të bëhen prognoza afatgjata.

Prirje apo jo?

E vështirë është gjithashtu të parashikohet numri i përgjithshëm i azilkërkuesve: 10.7 për qind më shumë kërkesa në krahasim me 2010 kanë regjistruar statistikat për 2011. Një vit më parë norma e rritjes ishte shumë më e lartë. Nga njëra anë shifrat aktuale të kërkesave për azil janë tepër larg nga nivelet e larta të regjistruara në vitet '90. Asokohe u ndërmor një shtrëngim i ligjeve për azil, gjë që çoi në efektin e dëshiruar politikisht, pra në një ulje drastike të numrit të azilkëruesve. Nga ana tjetër ka disa vjet që numri i aplikimeve po rritet sërish dhe në krahasim me nivelin më të ulët të vitit shënuar në vitin 2007 është dyfishuar përsëri. "

ARCHIV - Die Hände einer Schwarzafrikanerin liegen am 12.09.2006 auf der Einbürgerungsurkunde der Bundesrepublik Deutschland im Rathaus Berlin-Neukölln während einer Feierstunde zur Verleihung der deutschen Staatsbürgerschaft. Der deutsche Pass ist bei Zuwanderern wieder stärker gefragt. Wie das Statistische Bundesamt in Wiesbaden am Donnerstag (07.07.2011) berichtete, wurden im vergangenen Jahr knapp 101 600 Ausländer eingebürgert, 5500 mehr als im Jahr zuvor. Foto: Peer Grimm dpa (zu dpa 0254 «Zahl der Einbürgerungen steigt wieder» vom 07.07.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Raste problematike romët

Problematike janë sidomos kërkesat për azil të romëve nga Maqedonia, apo Serbia. Ky grup renditet i pari ndër grupet e azilkërkuesve. Sa i përket nivelit të suksesit të pranimit të kërkesës për azil ky është shumë i ulët. Kërkesat e romëve për azil refuzohen shpejt, që ata të mos i bëhen barrë buxhetit publik, theksoi MPB gjerman Hans-Peter Friedrich në gazetën "Süddeutschen Zeitung". Gjithësesi si Ministria e Brendshme edhe OJQ Pro Asyl e kanë të qartë qe në shumë vende evropianolindore romët nuk janë të sigurt prej sulmeve ekstremiste të djathta dhe janë të përjashtuar në shoqëri. Prandaj çdo rast gjykohet në mënyrë individuale.

Autor: Michael Gessat/Pandeli Pani
Redaktore: Angjelina Verbica