1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Statistika dhe politikë - merr fund regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi

Në Mal të Zi përfundoi regjistrimi i popullsisë. Të dhënat rreth përkatësisë kombëtare, fesë e gjuhës do të publikohen më 15 korrik. Regjistrimi i parë në shtetin e pavarur u politizua nga subjekte të ndryshme politike.

default

Podgorica

Në Mal të Zi përfundoi regjistrimi i popullsisë, i pari në shtetin e pavarur malazez. Edhe pse regjistrimi duhet trajtuar si çështje statistike, subjekte të ndryshme politike, veçanërisht ata serbë e trajtuan atë si çështje politike duke shprehur shqetesimin e tyre se pushteti mund të manipulojë me numrin e serbëve.

Eksperti i të drejtave dhe lirive të njeriut Sasha Zekoviq thotë për Deutsche Welle-n se politizimi u shkaktua edhe për faktin që mungoi kuadri përgjegjës. “Shumë punë rreth regjistrimit janë varur nga dëshira dhe vullneti i partive politike, përfaqësuesit e të cilave kanë qenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në punët e komisioneve regjistruese.”

Kontestim afatshkurtër i komunitetit shqiptar

Subjektet politike shqiptare nuk treguan ndonjë angazhim të veçantë lidhur me regjistrimin, pati momente kur shqiptarët që jetojnë në Plavë dhe Guci shprehën shqetësimin e tyre dhe drojën se enti statistikor i Malit të Zi “Monstat” mund të manipulonte me numrin e tyre, dhe kërkesa që në regjistrim të përfshihet edhe diaspora shqiptare.

Igor Luksic Ministerpräsident Montenegro

Igor Lluksiq, (majtas) kryeministri i Malit të Zi kyç edhe subjektet politike në përpunimin e materilave të regjistruara

Megjithatë eksperti për çështjet politike në Mal të Zi Muhamet Nika thotë se regjistrimi ka rrjedhur normalisht. “Ky proces u krye në pajtim me metodologjinë e Monstatit dhe kjo në pajtim me Eurostatin - metodologjinë që përdor Evropa perëndimore me normat ndërkombëtare dhe mendoj që në këte situatë nuk ka probleme të mëdha që janë shprehur nga regjistruesit ose nga popullata për mbarëvajtjen e këtij procesi. “

Asistencë nga Eurostati

Sipas regjistrimit të vitit 2003, numri i shqiptarëve në këtë republikë ishte 47,682, në botën e jashtme nga Mali i Zi u regjistruan 52,511 qytetarë prej të cilëve 31,45 përqind ishin të kombësisë shqiptare. Mali i Zi është i njohur si shtet shumëkombësh, shumëkonfesional dhe shumëgjuhësor. Rezultatet e regjistrimit pritet të dëshmojnë më hollësisht përbërjen e popullsisë në Mal te Zi.

Një gjë është e njohur se në përpunimin e materialit nga ana e Monstatit ( entit të statistikave) do të jenë të kyçur në cilësinë e ekspertëve dhe përfaqësuesit e subjekteve politike. Kjo është arritur në një takim me kryeministrin e Malit të Zi Igor Llukshiq. Më 15 Korrik do të shpallen rezultatet nga regjistrimi që kanë të bëjnë me kombësinë, fenë dhe gjuhën. Në procesin e regjistrimit në Mal të Zi, ndihmesë ka dhënë dhe zyra Evropiane për statistikë Eurostat.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Lindita Arapi