1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Stasi dhe Nёnё Tereza

Nё shtator 2016 Papa Franҁesku do ta shpallё shenjtore Nёnё Terezёn. Gruaja mё e njohur e urdhёrit katolik nё vitet 1990 e ka vizituar disa herё RDGJ - Stasi e vrojtonte atё me interes.

Mutter Teresa Fronleichnamsprozession der katholischen Kirche in Ostberlin

Nёnё Tereza nё Berlin, qershor 1980

Vёmendja shtetёrore nuk i kushtohej thuajse fare veprёs jetёsore apo deklarateve tё diskutueshme tё Nёnё Terezёs nё Perёndim. E lindur mё 1910 nё Shkup, ajo qё nga viti 1950 luftoi kundёr vuajtjes sё mё tё varfёrve nё Kalkuta tё Indisё dhe me kёtё tёrhiqte vёmendjen. Vepra e misionareve tё Dashurisё pёr Tjetrin e krijuar prej saj e bёri Nёnё Terezёn qё nga vitet 1970 tё njohur nё mbarё botёn. Mё 1979 ajo u vlerёsua me Ҫmimin Nobel tё Paqes.

Pikёrisht pas kёtij nderimi themeluesja e urdhёrit qё udhёtonte nё mbarё botёn vizitonte tё paktёn njё herё nё vit edhe Republikёn Federale tё Gjermanisё. E duke nisur nga viti 1980 deri nё fillim tё 1989 ajo shpesh shkoi edhe nё RDGJ (Republika Demokratike e Gjermanisё) .

Regjimi nё Berlinin Lindor kishte qendrim tё distancuar deri nё armiqёsor kundrejt kishёs, por megjithatё e shihte me kureshtje vizitoren prestigjoze dhe pёrpiqej ta shfrytёzonte atё nё pasqyrimin mediatik nё favor tё vet. Zonja e urdhёrit konsiderohej si "vizitore e nivelit tё lartё". Nё dosjet e Stasit herё shkruhet "Nёnё Tereza", herё "Nёnё Terezia", herё "NЁNЁ TEREZA", e ndonjёherё edhe "Nёnё TEREZA motra e njohur indiane e urdhёrit Mari Tereza BOJAXHIU".

"Pika e preferuar e kalimit kufitar"

Bie nё sy preferenca, qё rrugёt faktike tё Terezёs ndryshe nga plani i shpallur devijoheshin. Herё ajo mbёrrinte njё ditё mё vonё, herё largohej njё ditё mё parё nga planifikimi. Por nё ҁdo rast autoritetet dhe Stasi informoheshin pёrpara. Kur nё mes tё vitit 1986 nё gazetёn "Berliner Morgenpost" nga shtёpia botuese Springer u publikua njё lajm i shkurtёr pёr njё vizitё tё planifikuar tё Nёnё Terezёs nё Berlinin perёndimor dhe lindor, ky lajm u regjistrua nё dosjet e Stasit me shёnimin "deri mё tani asgjё e njohur. HA XX dhe VI tё informuar". Deri nё ҁastin e mbёrritjes (me njё veturё Mercedes tё konsullatёs sё pёrgjithshme indiane) dhe largimit (me linjёn Interflug nga Berlin-Schönefeld pёr nё Athinё)ishin sensibilizuar sektorё tё ndryshёm. E si zakonisht nё dosje jepen edhe udhёzimet: "pika e preferuar e kalimit kufitar dhe ҁlirimi nga detyrimi i kontrollit doganor".

Vizita e parё mё 1980 ishte ndёr mё spektakolaret. Nёnё Tereza mori pjesё nё Kongresin e Katolikёve Gjermanё nё Berlinin perёndimor dhe i drejtoi kёrkesё sekretarit tё shtetit pёr ҁёshtjet e kishёs nё RDGJ, qё mё 5 qershor tё merrte pjesё nё festёn e Rrёshajave para katedrales sё Shёn Hedwig-ut. Pёrmes ministrit tё atёhershёm pёr Marrёdhёniet me Jashtё, Oskar Fischer, kёrkesa i kaloi ministrit pёr Sigurimin e Shtetit, Erich Mielke. Ai propozoi, sipas Fischer-it, "qё tё bёhej pёrjashtim dhe asaj si shtetase e huaj t'i lejohej kalimi pёrmes pikёs sё kalimit kufitar nё rrugёn Heinrich-Heine-Straße".

Mutter Teresa Fronleichnamsprozession der katholischen Kirche in Ostberlin

Nёnё Tereza nё Berlinin Lindor, qershor 1980

"Fotografitё nga dosja"

Nё festёn e Rrёshajave erdhёn mijёra vizitorё nga Berlini perёndimor nё pjesёn lindore tё qytetit, 2.544 vetё u "pёrzgjodhёn" nё pikat e kalimit kufitar. Vetёm Stasi kishte mobilizuar 115 forca shtesё, edhe pёr tё vrojtuar shqiptaren me pasaportё diplomatike indiane. Pёr hyrjen e saj nё RDGJ Stasi shёnon vetёm, se "kalimi i saj nё kufi" u filmua dhe fotografua "nga dy persona tё panjohur nё anёn e kufirit tё Berlinit perёndimor". Kur Nёnё Tereza mbёrriti para katedrales, ajo u fotografua shumё herё nё mesin e besimtarёve dhe me bashkёbiseduesit prej agjentёve. Nё dosje ka njё sёrё fotografish.

Nё vitin mё pas, 1981, katёr murgesha tё urdhёrit tё Nёnё Terezёs nisёn punёn nё spitalin e Shёn Hedwig-ut nё Berlinin lindor. Dy vjet mё vonё pёr herё tё parё Nёnё Tereza vizitoi spitalin.

Me tufa lulesh dhe Kamera Aktuale

Njё detaj nga viti 1984 tregon, se si vepronte shteti pёr efektin publik. Asokohe Nёnё Tereza donte tё vizitonte filialin e dytё nё qytetin Karl-Marx-Stadt, sot Chemnitz.

Vendimmarrёsit e zonёs mёsuan pёr vizitёn vetёm pasi ajo kishte nisur - dhe kryebashkiaku, shoku Kurt Müller, kёrkoi kёshilla. Nё Berlin kishte njё sekretar shteti pёr ҁёshtjet e kishёs: Eshtё "me interes jashtёzakonisht tё madh, qё kёtu nё qytet tё ketё njё takim me kryebashkiakun". Pёr kёtё do tё raportohet "sonte nё mbrёmjё nё emisionin Kamera Aktuale" (ky ishte edicioni qendror i lajmeve nё televizionin e RDGJ-sё; shёn. i autorit). Duhet patjetёr tё krijohet mundёsia pёr realizimin e tё paktёn njё fotografie nga agjencia shtetёroer e lajmeve ADN, nё mandatin e UPI dhe tё tё tjera medieve perёndimore. Sepse "shtypi perёndimor pret, tё mёsojё, se si do tё trajtohet Nёnё Tereza nё RDGJ".

Vetёm se insistimi i sekretarit tё shtetit pёr njё pritje dhe njё bisedё tё rastёsishme nё bashki doli bllof. Ajo donte t'i drejtohej me njё letёr kryebashkiakut, i bёri tё ditur ajo priftёrinjve, qё e prisnin, por pёr njё vizitё kёsaj here vёrtetё nuk ka kohё. Mё nё fund kryebashkiaku u mandatua qё tё shkojё vet tek Nёnё Tereza nё konventёn zyrtare tё murgeshave. Ai shkoi atje me tufa lulesh dhe me njё album fotografish nga qyteti Karl-Marx-Stadt. E pranishme ishte edhe Kamera Aktuale, "nga fillimi deri nё fund". Agjencia shtetёrore e lajmeve ADN bёri fjalё pёr njё "takim tё pёrzermёrt".