1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Stamboll: Gjykata anulon projektin e ndërtimit të Parkut Gezi

Edhe pse vendimi ishte marrë herët, publimi i tij u bë më 03.07 nga mediet turke. Fjala është për Parkun Gezi, plani i të cilit shkaktoi shumë protesta në Stamboll. Gjykata vendosi kështu kundër projektit të Erdoganit.

default

Parku Gezi në Stamboll

Një gjykatë në Stamboll, sipas medieve turke, ka anuluar planin e diskutueshëm të rizhvillimit për Parkun Gezi, ku kishte shkaktuar për javë të tëra protesta masive. Sipas gazetave, "Hürriyet Daily Neës" dhe "Zaman", vendimi i gjykatës është marrë muajin e kaluar, por publik për herë të parë u bë ditën e mërkurë (03.07). Mbetet e paqartë shkaku se përse nuk u publikua vendimi i gjykatës menjëherë. Sipas vendimit, plani i zhvillimit shkel të drejtat ekzistuese dhe po ashtu identitetin e Sheshit fqinjë "Taksim". Ky vendim është ndërkohë një goditje për projektin i mbështetur me forcë nga kryeministri Reccep Tayyip Erdogan.


Gjithashtu ky vendim shihet si një fitore e rëndësishme për grupin e forcave që e kundërshtoi ndërtimin”. Projekti i Sheshit “Taksim” parashikonte prerjen e pemeve të Parkut Gezi. Me 14 Qershor, Erdogan pati deklaruar se qeveria e tij do te presë për vendimin, përfshirë ketu edhe proceset e apelit, përpara se ta çonte më tej zhvillimin e Sheshit “Taksim”, një prej projekteve të mëdha për Stambollin. Parku “Gezi”, një prej të paktave zona të gjelbërta të Stambollit u shndërrua në arenë të perleshjeve mes forcave te rendit dhe protestuesve qe kundershtonin planin e zhvillimit, gjatë të cilave të paktën 4 persona humbën jetën dhe mbi 7 500 të tjerë u plagosën.