1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Sportistët nuk janë "letra pokeri"

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të nxjerrë një rregullore në lidhje me kufizimin e shprehjes së mendimit dhe të propagandës gjatë lojrave olimpike.

Protestë për bojkotimin e Lojrave Olimpike në Pekin

Protestë për bojkotimin e Lojrave Olimpike në Pekin

Ndërsa flaka olimpike po vazhdon turin e saj nga një kontinent në tjetrin, ajo ku më shumë e ku më pak po shoqërohet me protesta kundër politikës kineze ndaj Tibetit. Nga ana tjetër edhe qeveria kineze po e ashpërson tonin e saj. Pekini zyrtar e dënoi me zemërim shpalljen e Dalai Lamës si qytetar nderi të Parisit duke e quajtur atë si "përzierje të rondë në punët e brendshme." Në këtë sfond edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar se në fund të muajit prill apo në fillim të majit do të nxjerrë një rregullore në lidhje me kufizimin e shprehjes së mendimit dhe të propagandës gjatë lojrave olimpike.

Gjithësesi atletët gjermanë do të kenë mundësinë të shprehin mendimin e tyre të lirë gjatë lojrave olimpike në Pekin. "Ata që duan të shprehen do ta kenë këtë mundësi," - tha zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, gjatë një konference që u zhvillua më 23.04.08 në Berlin. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar se në fund të muajit prill apo në fillim të majit do të nxjerrë një rregullore në lidhje me kufizimin e shprehjes së mendimit dhe të propagandës gjatë lojrave olimpike.

Urgjentisht të domosdoshme

Kryetarja e fondacionit gjerman për përkrahjen e sportistëve, Ann Kathrin Linsenhoff, i quajti këto rregulla "urgjentisht të domosdoshme, në mënyrë që atletët ta kenë të qartë se si duhet të sillen." Ajo tha se në rast se një sportist nuk dëshiron të shprehet në Pekin në lidhje me çështjen e Tibetit, atëhere nuk ka pse të konsiderohet si dele e zezë.

Ministri gjerman i Financave Peer Steinbrück (SPD), i cili ishte gjithashtu i pranishëm në podium tha se "Sporti nuk mund të shërbejë si zëvendës i politikës."

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sportin, Peter Danckert, deklaroi: "Natyrisht që sportistët do të përballen me pyetjen se si duhet të sillen në ambientet ku zhvillohen garat, në fshatin olimpik apo gjatë intervistave në rast fitoresh. Të gjitha këto duhet të sqarohen paraprakisht, sepse atletët që kanë vite që përgatiten për këtë ngjarje nuk duhet të përballen me gjëra të paqarta. E drejta e shprehjes së lirë të mendimit është një nga të drejtat e njeriut dhe besoj se edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka të qartë këtë. Nga ana tjetër ne duhet të mbajmë parasysh, se ka sektorë ku shprehja e protestës është pa vend, sepse shqetëson bashkëkonkurruesit."

Zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Bach e mori edhe një herë në mbrojtje vendimin e Komitetit Olimpik Gjerman për të mos i bojkotuar lojrat olimpike në Pekin. Sportistët nuk janë "letra pokeri", theksoi ai.

  • Data 24.04.2008
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Do2B
  • Data 24.04.2008
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Do2B