1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Sportistët më të mirë gjermanë të vitit 2008

Ceremonia e shpalljes së sportistëve të vitit 2008 në Gjermani shkaktoi të papritura. Rreth 1.500 gazetarë sportivë duhet të votonin për zgjedhjen e më të mirëve.

default

Peshëngritësi Matias Shtajner dhe notarja Brita Stefen gjatë ceremonisë

Një brohoritje, një fitues i Olimpiadës në mesin e njëqindmijëve që mallëngjehet dhe në fund të vitit zgjidhet Sportisti i vitit 2008: Ky është peshëngritësi, Matias Shtajner (Matthias Steiner). I lindur në Austri ai që prej 1 janarit 2008 mban nënshtetësinë gjermane. Më 16 korrik 2008 Shtajner humbi të shoqen Susane në një aksident të rëndë. Pak javë më vonë kolosi ngriti një shtangë 145 kg duke konkurruar në kategorinë e superpeshave të rënda. Pas fitores 26-vjeçari hidhej si një djalë i vogël, puthte fotografinë e gruas së tij dhe qante i shfrenuar.

Trajneri i federatës së peshëngritjes, Frank Mantek, e përshëndeti me këto fjalë favoritin e tij: “Edhe unë mendoj, që të gjithë peshëngritësit në Gjermani janë shumë krenarë për ty, sepse ti jo vetëm je një sportist i mirë, përkundrazi një njeri i shkëlqyer. Unë mendoj se me të vërtetë e ke merituar.”

Burri më i fortë në botë është edhe vetë i gëzuar, pasi tani mund të ndjekë përsëri i qetë pasionin e tij, ngritjen e peshave”. Mantek: "Stërvitja që bëj ndërkohë më jep vërtet përsëri kënaqësi, e di që telefoni nuk më bie për dy-tre orë. Dhe kjo më bën të djersitem vërtet.”

Ndërsa Matias Shtajner (Mathias Steiner) eliminoi nga gara gjimnastin Fabian Hambyhen, i cili këtë radhë duhet të kënaqej me vendin e tetë. Pingpongisti Timo Boll, i cili ka fituar tri herë titullin Kampion i Evropës dhe fitoi me ekipin gjerman të pingpongut medaljen e argjendtë në Pekin, u rendit sikurse një vit më parë në vendin e dytë. Jan Frodeno, i cili shkaktoi suprizë si fitues i medaljes së artë në garën e triatlonit, u kualifikua në vend të tretë në radhitjen e sportistëve gjermanë më të mirë të vitit 2008.

Ish-notarja Frankciska Almsik (Franziska Almsick) iu drejtua me adhurim atij: “Unë kam besuar gjithmonë tek ty. Unë e kam ditur gjithmonë që tek ty fshihet një madhështi e tërë. Unë jam shumë e gëzuar, për atë që arrite këtë vit. Shumë, shumë mirënjohje dhe gjithë respektin tim më të madh.”

Ndërsa kolegia e saj, notarja Britta Steffen, fituese e dyfishtë në olimpiadë, rezultoi gjithashtu fituese në sondazh duke pasur madje avantazh të konsiderueshëm ndaj sportisteve të tjera. Ylli i notit fitoi në Pekin dy medalje. Të parën e fitoi në garën 100 metërsh dhe tjetrën në garën 50 metërsh stil i lirë. Edhe berlinezja 25-vjeçare, Brita Haideman (Brita Heidemanm), ishte një nga të përzgjedhurat e gazetarëve si sportiste e vitit. Ajo fitoi në Pekin medaljen e artë në skermë. Haidemann kujtoi disa momente pas marrjes së medaljes së dytë të artë në Pekin.

Kampionia e disahershme e botës në biatlon, Magdalena Neuner, e cila një vit më parë fitoi titullin si "Sportistja e vitit", këtë radhë zuri vendin e tretë. Për herë të parë prej tre vjetësh asnjë skiatore gjermane nuk u shpall fituese e titullit "Sportistja e vitit“.

U ndanë edhe titujt për kategorinë ekipi më i mirë i vitit. Megjithë shpresat ekipi kryesues i Bundesliges TSG Hoffenheim 1899 nuk arriti të fitonte vendin në këtë në këtë kategori. Ekipi i trajnerit Ralf Rankik (Ralf Rangnick) u rendit nga votat e gazetarëve sportivë në vendin e dytë. Pinpongistët me trajner Timo Boll fituan vendin e tretë. Ndërsa vendin e parë si ekip i vitit 2008 gazetarët ia dhanë ekipit kombëtar gjerman të hokejit. Sportistët e trajnerit Markus Vajse, (Markus Waise) të cilët në fillim ishin në Pekin gati para skualifikimit, arritën me lojën e tyre plot vrull të jenë madje edhe fitues të olimpiadës.

  • Data 22.12.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLKq
  • Data 22.12.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GLKq