1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sporti s’duhet përdorur si mjet presioni politik

Megjithë trazirat në Tibet shumë organizma dhe politikanë drejtues në vendet perëndimore nuk janë për bojkotimin e lojrave olimpike.

default

Protestë e të rinjve tibetianë

Kina dënoi ashpër protetstën e tibetianëve. Elementët qö shkaktuan kaos dhe sabotazh duhet të kenë turp, tha njëzëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze duke folur në një konferencë shtypi. Të hënën gjatë ceremonisë së ndezjes së pishtarit të Olimpiadës 2008 në stadiumin antik të Olimpit në Greqi, tre demonstrues çanë rrethin e policëve në kohën që Liu Qi, shefi i olimpiadës qö zhvillohet në Kinë, po mbante njö fjalim. Grupi i të drejtave të njeriut „Reporterë pa kufi“ deklaroi, se demonstruesit ishin anötarë të kësaj organizate. Mediet kineze as qö e përmendën fare incidentin qö ndodhi gjatë ceremonisë së ndezjes së pishtarit në Olimp.

Sporti s’duhet përdorur si mjet presioni politik

Trazirat në Tibet dhe kërkesa e tibetianëve për bojkotimin e lojrave të Olimpiadës Verore në Kinë kanë ngjallur diskutime edhe në opinion ndërkombëtar. Megjithatë shumë organizma dhe politikanë drejtues në vendet perëndimore nuk janë për bojkotimin e lojrave olimpike. Edhe nga qarqet e Olimpiadës tërhiqet vëmendja, që sporti nuk duhet të përdoret si mjet për të ushtruar presion politik.

Edhe Federata Olimpike Gjermane është kundër bojkotimit të lojrave olimpike. Këtë e komunikoi presidenti i organizatës mbikqyrëse të sportit në Gjermani Thomas Bach në televizionin ZDF: "Sporti mund të nxisë dialogun dhe kjo është detyra e tij. Vlen të theksoj, se bojkotet në përgjithësi nuk kanë pasur ndonjëherë sukses."

Megjithatë ka edhe zëra që nuk e përjashtojnë mundësinë e një bojkotimi në sfondin e mungesës së informacionit lidhur me gjendjen reale. Ndonëse në përgjithësi opinioni në Gjermani nuk e preferon bojkotimin e olimpiadës, kryetari i komisionit të politikës së jashtme në Bundestag, politikani kristiandemokrat Ruprecht Polenz tërheq vëmendjen: "Ne nuk e dimë se si do të zhvillohet situata më tej, por megjithatë tani për tani unë nuk do ta përjashtoja bojkotimin, sepse unë tani për tani nuk mund të përjashtoj as përkeqësimin e situatës."


Në intervistë për radion kombëtare gjermane Deutschlandradio ministri i jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn kritikon qëndrimin e Kinës: "Pekini duhet të heqë dorë prej reagimit sipas metodave të shekullit të kaluar. Censura, injorimi dhe izolimi si dhe damkosja si "veprimtari e djallit", që në këtë rast është Dalai Lama janë të papranueshme. Unë besoj, se sa i përket marrëdhënieve tona me Kinën ne si BE duhet t´u bëjmë të qartë kinezëve, që duhet të heqin dorë prej dhunës fizike dhe asaj propagandistike. Pekini është i detyruar t´i sqarojë botës, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, sepse askush nuk e di çfarë po ndodh dhe kjo është përgjegjësia e Pekinit, sepse të gjithë gazetarët janë larguar duke mos u lejuar të qëndrojnë në këtë rajon. Ngjarjet duhet të hetohen prej OKB-së dhe dialogu për të drejtat e njeriut duhet të vendoset mbi shtylla të reja. Unë mendoj, se Tibeti ka të drejtë për kulturën e tij. E kjo duhet të jetë e mundur në një shtet ligjor, e theksoj një shtet ligjor në Kinë."

Ndërsa Ministrja e Jashtme e SHBA-ve, Kondoliza Rajs, deklaroi në Uashington, se shpreson për zgjidhjen e problemeve me "dialog paqësor" duke përfshirë në të edhe kreun shpirtëror të tibetianëve Dalai Lama: "Në besojmë, se Dalai Lama mund të luajë një rol të rëndësishëm duke forcuar besimin për mospërdorimin e dhunës dhe duke iu përmbajtur qëndrimit të tij që nuk preferon pavarësinë politike të Tibetit. Dalai Lama është një figurë me autoritet moral jo vetëm për njerëzit në Tibet por edhe për këdo në mbarë botën. "



  • Data 25.03.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DUDl
  • Data 25.03.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DUDl