1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sporti dhe politika së bashku kundër ekstremizmit të djathtë

Krerët e politikës dhe sportit në Gjermani kanë filluar një fushatë të përbashkët kundër ekstremizmit të djathtë në sport e klubet sportive. Motoja e fushatës është "Sporti dhe politika të bashkuar kundër ekstremizmit".

default

Futbollistë gjermanë dhe brazilianë në Nyrenberg

Së pari lajmi i mirë: ekstremizmi i djathtë në Gjermani është në tërheqje, sepse vetëm edhe rreth 7000 vetë kanë mbetur në Partinë Nacionale Gjermane (NPD). Ndërsa lajmi i keq është që ekstremizmi joformal është futur në struktura të ndryshme të shoqërisë. Kjo në veçanti vlen për sportin. Prandaj përfaqësuesit e politikës dhe sportit kanë nisur një fushatë për sensibilizimin e opinionit. Mesazhi kryesor është shumë i qartë: kampionja gjermane në kërcim së larti dhe një prej yjeve të atletikës botërore, Ariane Friedrich, mban në mënyrë energjike një parullë në duar ku thuhet: „Nuk dua të shoh ekstremizëm në sport". Friedrich është vetëm një prej shumë sportistëve, që mbështesin fushatën e organizuar në Gjermani "Të bashkuar kundër ekstremizmit". Është ky një sinjal efektiv, sepse sportistët janë simbol për shumë qytetarë të tjerë.

Anti-Rassismus Aktion

Përfaqësues nga sporti dhe politika kundër ekstremizmit të djathtë

„Prandaj është shumë e rrezikshme, nëse për shembull një trajner hedh parulla të ekstremizmit të djathtë dhe nxit të tjerët kundër të huajve. Tek fëmijët dhe të rinjtë mund të ndikohet lehtë. Nuk duhet lejuar që njerëzve të këtillë t'u jepet një platformë nëpër ekipe sporti për të përhapur ideologjitë e tyre. Politika dhe sporti duhet të veprojnë së bashku kundër dukurive të këtilla."

Kështu shprehet ministrja për Familje dhe të Rinj, Kristina Schröder. Ajo është edhe iniciatore e fushatës "Të bashkuar kundër ekstremizmit të djathtë", së bashku me Theo Bach nga Komiteti olimpik gjerman dhe Theo Zwanziger, president i Federatës Gjermane të Futbollit. Së bashku me ta është edhe ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere.


4,5 milionë të rinj bëjnë pjesë në klubet sportive

„Ne kurrë nuk do të arrijmë tërë shoqërinë dhe secilin klub sporti, por duam që përmes mundësive, që kemi në dispozicion, përmes metodave të reja, përmes internetit dhe sportit të ndikojmë tek një numër sa më i madh i njerëzve. Gati gjysma e të rinjve mes 15 deri 26 vjet është në klube dhe organizata të ndryshme sportive. Do të ishim budallenj, në qoftë se nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi veprimi së bashku me sportin", pohon ministri i Brenshëm gjerman.

Neonazis

Portestë e neonazistëve në Wincklerbad në Bad Nenndorf.

Koncepti i përbashkët i sportit dhe politikës duhet të përfshijë sa më shumë aksione për parandalimin, si dhe këshillime me të rinjtë, të cilët për vite të tëra angazhohen kundër ekstremizmit të djathë. Ndonëse ende nuk është e qartë, se si do të zhvillohet ky bashkëpunim. Anne Kürschner nga federata e sportit në Tyringi është megjithatë e kënaqur. Ajo angazhohet në këtë drejtim prej vitesh.

„Është ky një sinjal shumë i rëndësishëm, sepse tregon që sporti nuk ka për qëllim të jetë i veçuar nga problemet e përgjithshme të shoqërisë, por e kupton realitetin dhe përpiqet që së bashku me politikën të shfrytëzojë mundësitë, projektet dhe iniciativat, që ekzistojnë. Sporti mund të jap kontributin e vet dhe të marrë përgjegjësinë, që i takon për bashkëveprim.“

Sinjali i parë është dërguar


Mbetet të shpresohet që fushatës kundër ekstremizmit të djathtë do t'i bashkangjiten dhe nga kjo fushatë do të përfitojnë shumë nga rreth 40.000 klubet dhe shoqatat e sportit, sa ekzistojnë aktualisht në Gjermani.

Autor: Nadine Wojcik/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/109l5
  • Data 03.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/109l5