1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Spiunim mes miqsh: Shërbimi Informativ Gjerman ka përgjuar në BE dhe NATO

3300 objektiva përgjimi në BE dhe NATO kishte shërbimi sekret gjerman, Shërbimi Informativ Gjerman, BND, deri në fund të vitit 2013. Shumë aksione përgjimi ishin të panevojshme, arrin në përfundim Bundestagu.

Në vitin 2013 kancelarja Merkel u shpreh pas bërjes publike të skandalit për përgjimin e telefonit të saj nga NSA-ja amerikane: "Përgjim mes miqsh, kjo nuk shkon." Por më vonë u bë e qartë: Po, shkon. Shërbimi Informativ Gjerman, BND e kishte bërë po të njëjtën gjë në BE dhe NATO. Në këtë përfundim arrin Bundestagu, një përfundim që përmban brenda mjaft lëndë eksplozive.

Në aferën e BND-së janë publikuar tani detaje të reja për përmasat e aksionit të përgjimit deri në tetor 2013. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, që zotëron një vlerësim të komisionit hetimor të Bundestagut për kontrollin e shërbimeve sekrete dhe skandalin e përgjimit të BND-së janë përgjuar "një numër dyshifror i vogël" i zyrave në BE apo vendet e NATO-s. Këtu përfshihen krerë qeverish, ministra, rrethi i tyre, zyra ose shtabi. Më intensivisht BND-ja gjermane ka përgjuar përfaqësitë diplomatike të BE-së apo NATO-s në botë. Në këtë kategori futen gati dy të tretat e përgjimeve të 3.300 objektivave që kishte vënë në shënjestër shërbimi sekret gjerman, BND, deri në fund të vitit 2013. Si shembuj përmenden armatimi, transporti, baza ushtarake, mediat dhe konsultimet.

Sitzung des Geheimdienst-Kontrollgremiums des Deutschen Bundestages

Christian Ströbele

Aksionet e përgjimit jo në përputhje me detyrën dhe ligjin

Zbulimet e reja mund ta vënë në situatë të vështirë kancelaren Merkel dhe qeverinë e koalicionit me bazë të gjerë, edhe pse shumë aksione përgjimi ishin anulluar nga Shërbimi Informativ Gjerman deri në fund të 2013-s, sipas pohimeve të saj. Qeveria gjermane në situatën aktuale në Europë pas Brexit dhe krizës së refugjatëve është e varur nga bashkëpunimi dhe partneriteti me vendet e BE-së.

Komisioni hetimor i Bundestagut në seancën e fundit para fillimit të pushimeve të verës i jep BND-së një certifikatë jo pozitive. Shumë nga aksionet e përgjimit ishin edhe të panevojshme, ose edhe jo proporcionale. Madje ka rate që ato "nuk kanë qenë në përputhje me detyrën dhe nga ana ligjore të palejueshme." Deputeti i Gjelbër gjerman, Hans-Christian Ströbele e akuzon BND-në për shkelje të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Komisioni het