1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Spiuni "Victor" dhe detyrat tjera të Cromes

Edhe pak dhe pensionisti Hans-Henning Crome me banim në Pullah do të jetë 80-vjeçar. Babai i tri vajzave ka bërë karrierë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND), ka qenë drejtor i shërbimit në Nju-Jork, Bernë dhe Madrid.

default

Qendra e BND-së

Në qendrën e BND-së ai ka drejtuar një nëndrejtori. Crome ishte atje për një kohë përgjegjës për informatorin më të rëndësishëm, që ka pasur ndonjëherë BND-ja, spiunin "Victor", një kolonel i KGB-së sovjetike. Ishte një kohë interesante. "Por në retrospektivë", thotë i linduri në Kaliningrad, "pati vetëm një gjë në dyzet vjet shërbim, që më ka ndjekur deri në gjumë, dhe kjo qe puna për 85-ën".

Suksesi i hidhur për BND-në

Në pranverën e vitit 1961, qëmtuesi i ri Crome iu bashkua një shtabi të veçantë, që u ngarkua prej presidentit të shërbimit, Reinhard Gehlen, të hetonte kundër tradhtarëve në radhët e veta. Një ndër këta ishte Werner Felfe, i cili si agjent i dyfishtë nga njëra anë kishte drejtuar kundër-zbulimin e BND-së kundër Bashkimit Sovjetik, por nga ana tjetër kishte zbuluar për shumë vite për rusët pa u diktuar. Felfe dhe bashkëpunëtori i tij Johannes Clemens u zbuluan dhe u arrestuan - një sukses i hidhur për BND-në.

Por në turpërim u kthye procesi pasues para Gjykatës Federale të Drejtësisë, sepse u zbulua që Felfe dhe të bashkë-akuzuarit kishin punuar deri në 1945-ën në aparatin e terrorit të sigurimit policor të Rajhut të Tretë (RSHA). Clemens ishte bërë i njohur nën nofkën famëkeqe "Tigri i Como-s" në Itali, në një kohë kur kundërshtarët e regjimit atje i shqyente shërbimi i sigurisë i trupave SS. Në opinion shtrohej tani pyetja, se sa vegla të tjera të Gestapos, SS-ëve dhe SD-së kishin gjetur strehë tek BND-ja. Më pak se një për qind, gënjeu atëherë qeveria gjermane. Në të vërtetë ishin dhjet herë më shumë.

Verifikimi i brendshëm

Sant'Anna di Stazzema Denkmal für die Opfer der SS Massaker

Përmendorja e viktimave të trupave SS.

Crome nuk e di deri sot se ç'e shtyu Reinhard Gehlen-in, që t'ia caktonte pikërisht atij pas procesit të Felfe-s verifikimin e tërësishëm të brendshëm të gjithë punonjësve të BND-së që kishin dalë nga urdhrat e udhëheqësit të Rajhut Heinrich Himmler. Dokumentet personale që sillnin në intervistat me Crome-n punonjës të BND-së dëshmonin një të kaluar prej padroni bile deri kriminale. Bëhej fjalë për shfarosjen e hebrenjve evropianë, ekzekutim të mijërafishtë, terror. Jo të gjithë ishin vrasës dhe bashkëpunëtorë në vrasje, disa vetëm i kishin administruar vrasjet, e kishin shoqëruar terrorin si pjesëtarë të grupeve të ndërhyrjes, punonjës të Gestapos, të policisë së fshehtë në terren ose të shërbimit të sigurisë të SS-ëve pasi i kishin bindur.

Raporti përfundimtar i Crome-s iu shpërnda në 1965-ën fillimisht njëzet punonjësve drejtues të BND-së. Por, siç supozon Crome, presidenti Gehlen druante pakënaqësinë e stafit dhe ka pasur shqetësim se mos çështja bëhej publike. Dokumenti tepër delikat përfundoi në kasafortë. Për pesëdhjetë vjet. Vetëm pak kohë më parë atë e hapi për publikun presidenti aktual i BND-së Ernst Uhlau.

Autor: Peter Carstens/Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 18.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MW2u
  • Data 18.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MW2u