1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Spiunazhi ekonomik dhe industrial në rrugë të reja

"Kush nuk i kushton rëndësi mbrojtjes, e humbet lojën," thuhet në futboll. Një rregull ky që vlen edhe për ekonominë. Kush nuk i mbron të fshehtat e kompanisë nga të huajt, humbet shpejt në konkurencë.

Rreziqet më të mëdha vijnë nga nga Rusia dhe nga Kina.

Rreziqet më të mëdha vijnë nga nga Rusia dhe nga Kina.

Rreziqet që vijnë na spiunazhi ekonomik janë shtuar në kohën e teknologjive të informacionit. Rreziqet më të mëdha vijnë nga nga Rusia dhe nga Kina, dy vende ku këto ditë ka shkuar për vizitë kancelarja gjermane Angela Merkel, e shoqëruar nga delegacione ekonommike.

"My name is Bond. James Bond." Kjo është koha e spiunazhit. Lufta e Ftohtë. Lufta bëhet për gjithshka, kush do të fitojë perëndimi apo lindja. Kapitalizmi apo komunizmi. Dhe ekranet e kinemave tregojnë një agjent britanik, që i vetëm shpëton gjithë botën.

Metodat nuk bien fare në sy

Natyrisht që spiunazhi nuk ka punuar vetëm në atë kohë, por punon edhe sot. Vetëm se sot spiunzahi nuk bëhet më me ndjekje nga Aston Martin-in ose me beteja në sheshet qëndore të qyteteve. Kur ekonomia është objektiv spiunazhi, metodat nuk bien fare në sy. Për shembull, një praktikant i motivuar, i cili vazhdon më dëshirë punën edhe pas orarit. Ose një partner miqësor biznesi, që gjatë vizitës në firmë ka një kamera në rripin e pantallonave. Një trojaner, që futet pa u vënë re në dokumentat që i bashkangjiten e-mailave në sistemin e teknologjisë së informacionit.

Ajo çka fillimisht duket si e parëndësishme, mund të ketë pasoja të rënda për firmën, që ndodhet në konkurencë ndërkombëtare. Mbrojtja nga sulme të tilla e ekonomisë gjermane është objektiv i punës edhe të Zarës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në raportin e fundit vjetor të saj flitet për spiunazh ekonomik nga ana e Rusisë apo Kinës. Duke prezantuar raportin, ministri i Brendshëm Thomas de Maizière, tregoi për rreziqet e Cyberspace: "Shtimi i spiunazheve shpjegohet edhe me shtimin e këmbimit të të dhënave, veçanërisht nëpërmjet internetit. Prandaj rritet edhe rreziku i spiunimit."

Deri 50 miliardë euro dëme

Objektiv i spiunëve janë kryesisht teknologitë dhe know-how, kapitali më i madh i ekonomisë gjermane: "Dëmet e shkaktuara faktikisht vlerësohen rreth 20 miliardë euro," thotë Berthold Stoppelkamp nga grupi i punës për sigurinë dhe ekonominë. Vlerësime të tjera flasin madje për dëme rreth 50 miliardë dollarësh. Sepse shumë raste mbeten të pazbuluara, shpjegon drejtori i mbrojtjes nga spiunazhi në Zyrën Federale për mbrojtjen e Kushtetutës, Burkhard Even: "Shifrat e errëta janë të larta. Shumë herë rastet nuk bëhen të ditura për ne, sepse firmat ose nuk e kanë kuptuar që janë spiunuar, ose se mendojnë se nëse vjen policia ose hetuesit e mbrojtjes së kushtetutës, atëherë historia bëhet publike dhe kjo e dëmton më shumë se e ndihmon firmën."

Symbolfoto Wirtschaftsspionage Industriespionage Handy-Spionage Flash-Galerie

Këshilltari për çështjet e sigurisë Christian Schaaf merret prej kohësh me rreziqet e spiunazhit ekonomik. Sidomos kinezët, thotë Schaaf, ushtrojnë me dëshirë "principin e hedhjes së hirit në sy". Kjo do të thotë se: "Ata mundohen të gjenerojnë sa më shumë informacione që të jetë e mundur, për të bërë më pas vlerësimin çfarë mund të jetë interesante, mbase edhe për një firmë të vetme, ose për një sektor të vetëm, ndryshe për shembull nga shërbimet e tjera informativ që punojnë të orientuara në një sektor të caktuar ose një firmë të caktuara për të cilën janë të interesuara."

Firmat duhet të tregojnë kujdes

Michael Hange nga Zyra Federale për Sigurinë dhe Teknikën e Informacionit kërkon nga firmat që të jenë më të ndjeshme për rreziqet që ekzistojnë. "Firmat kanë nevojë për manaxhment sigurie në teknologjinë e informacionit, kultur sigurie, linjat bazë që sensibilizojnë punonjësit. Kompanitë duhet të identifikojnë pikat ku ekzistojnë informacionet që duhen mbrojtur më shumë, dhe të fusë për këto informacione për shembull kodime, që informacionet të mos përfundojnë në internet."

Pasi të bëhet sensibilizimi, kompanitë duhet të marrin masa, mendon Christian Schaaf. Ka kompani që janë larguar nga Kina për shembull për shkak të rrezikut të lartë.

Kush nuk dëshiron të marrë masa kaq të rënda, duhet të paktën të bëjë një sigurim minimal, mendon Michael Hange: "Thelbësorja është për shembill një sistem për mbrojtjen nga viruset, një Firewall, por edhe versioni aktual të software-ve standartë. Kjo duhet bërë sepse pikat e dobta të software-ve shfrytëzohen vazhdimisht për kryerjen e sulmeve. Prandaj kompanitë duhet të kenë edhe një Update-Service."

Mbrojtja moderne nga spiunazhi mbështetet më shumë bits dhe bytes se sa tek Wodka Martini. Por mbase edhe të ngarkuarve me çështjet e sigurisë së teknologjisë së informacinot do i shkonte smokingu dhe papijoni njësoj si James Bond-it…

Autor: Josha Weber

Redaktoi: Aida Cama