1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

'Spiegel': Spiunazh kundër Gjermanisë nga Rusia

Shërbimi i fshehtë rus FSB ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, njofton revista "Der Spiegel".

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Pavarësisht nga protestat e qeverisë gjermane kundër bastisjeve në fondacionet gjermane në Rusi, sipas revistës "Der Spiegel", Kremlini ka zgjedhur kursin e konfrontimit. Në këtë mënyrë shërbimi i brendshëm i fshehtë rus, FSB, i udhëhequr nga shefi i Kremlinit Vlladimir Putin ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, njofton revista. Edhe pse më herët Putin kishte udhëzuar FSB-në që të tregohet i rezervuar me Gjermaninë për veprimet e tilla, tani duket se kjo nuk vlen më. Ministria e Jashtme gjermane nuk deshi t'i komentojë njoftimet e revistës. Javën e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së Putinit në Hanover kërkoi progres demokratik në Rusi.

Më tej në raport thuhet se pala ruse gjatë një vizite javën e kaluar të një delegacioni të deputetëve të Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) kishte anuluar disa takime. Raportet mes dy qeverive janë tensionuar pas sekuestrimit të kompjuterëve në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer në Shën Petersburg në fund të muajit mars. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) është e zhgënjyer sa i përket zhvillimit politik dhe social në Rusi, raporton revista "Der Spiegel".

Autor: dpa, afp / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi