1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Spekullacione mbi Mladiçin - Familja kërkon që ish udhëheqësi i serbëve të shpallet i vdekur

Familja e Ratko Mladicit, mendon që ai duhet të shpallet i vdekur, duke argumentuar se ka 7 vjet që nuk ka asnjë kontakt me të. Por sipas ekpertëve ligjorë kushtet për këtë hap nuk janë përmbushur.

Spekullacione mbi Mladiçin

Spekullacione mbi Mladiçin

Familja dhe avokatët e Ratko Mladiçit, që akuzohet për vrasjen e rreth 8.000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, kanë deklaruar se do ta shpallin atë të vdekur. Kjo deklaratë, e cila u publikua në mediat serbe shkaktoi shumë reagime si në radhët e autoriteteve serbe ashtu edhe të ekspertëve.

Drejtuesi i Zyrës serbe për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës Dushan Ignjatoviç tha për DW: "Mund të ndodhë që Mladiçi të shpallet i vdekur e megjithatë shpallja e tij si person në kërkim të mos shfuqizohet. Edhe në rast se Mladiçi shpallet prej ndonjë gjykate si i vdekur, urdhërin për shfuqizimin e shpalljes së tij si person në kërkim, apo ndërprejen e procesit e merr vetëm Gjykata e Hagës, por një gjë e tillë nuk po ndodh,

Si anëtare e OKB-së Serbia është e detyruat që të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës. Veç kësaj arrestimi dhe dorëzimi në Hagë i ish-gjeneralit Madiç është në interes të Serbisë, sepse bashkëpunimi me Hagën është një kusht i rëndësishëm për afrimin e këtij vendi me BE-në. Për këtë Dushan Ignjatoviç, sqaron se e vetmja mundësi për të dalë nga kjo gjendje është gjetja dhe identifikimi pa asnjë dyshim i eshtrave të Mladiçit.

Ratko Mladiçi akuzohet për vrasjen e rreth 8.000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë.

Ratko Mladiçi akuzohet për vrasjen e rreth 8.000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë.

Familja e Mladiçit dhe pasuesit e tij mendojnë se Mladiçi duhet të ketë vdekurr prej pasojave të një hemoragjie cerebrale në vitin 1996. Avokati i familjes thotë se Mladiçi ka qenë tepër i lidhur me familjen dhe për këtë, po të jetë gjallë, do të ishte njoftuar. Po ashtu sipas avokatit të familjes, kjo ka ndër mend ta ndërmarrë këtë hap, sepse ka një sërë problemesh me autoritetet. P.sh. për shkak të një procesi të mundshëm që mund të hapet kundër Mlladiçit, familjes së tij i janë ngrirë llogaritë bankare, u janë sekuestruar pasuritë dhe madje nuk gëzojnë as të drejtën e pensionit.

Ekspertët ligjorë tëheqin vëmendjen se për shpalljen e Mladiçit si të vdekur mungon baza ligjore. Sipas ligjit serb një nga kushtet që një person të shpallet i vdekur është që ai të jetë 70 vjeç. Mladiçi është 68 vjeç. Për këtë ka edhe mendime se e gjitha kjo zhurmë që po familja e tij është më tepër një rast për të tërhequr vëmendjen e opionit publik. Gjithësesi edhe në rast se Mladiçi shpallet si i vdekur, veprimtaria e Gjykatës së Hagës për sqarimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi nuk do të ndërpritet.

Autor: Ivica Petrovic/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 28.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NbBg
  • Data 28.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NbBg