1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Specialistë antiminë nga Kosova ndihmojnë në pastrimin e mincioneve në Gërdec

Njësia e specialistëve antiminë të TMK-së fillon të operojnë në pastrimin e territorit të Gërdecit nga materialet e rrezikshme luftarake të shpërndara pas shpërthimit të 15 marsit.

default

Xhenierë duke punuar për pastrimin e territorit në Gërdec nga municonet e e pashërthyera

Me të mbërritur në Tiranë skuadra e specialistëve antiminë nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) është familjarizuar me territorin në fshatin Gërdec, ku nga specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë i janë dhënë detaje mbi gjithshka ka ndodhur nga shpërthimin tragjik i 15 marsit. ata janë njohur edhe me punën e bërë deri më tani nga xhenjerët. Ushtarakët nga Kosova janë nga më të përzgjedhurit e TMK-së dhe do të jenë prezent në operacionin "Gërdeci 2008" deri në mes të muajit tjetër.


Ushtarakët nga Kosova janë dislokuar me cadra pranë ushtarakëve nga Shqipëria, duke vepruar nën komandën e shtabit të emergjencës që merret me pastrimin e zonës nga materialet luftarake. Sipas komandantit të operacionit "Gërdeci 2008", major Xhevdet Zeneli,  deri më tani është pastruar rreth 70 përqind e territorit rreth kraterit në Gërdec dhe pjesa tjetër vazhdon të paraqesë rrezik serioz për banorët. Sipas major Zenelit banorët apo dhe pjestrarë të ekipeve të emergjerncës, të cilët janë duke vepruar në Gërdec duhet të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre dhe të orientohen nga sinjalistika që është ndërtuar në terren, për të kuptuar hapësirat e parrezikshme dhe ato që nuk janë vënë ende nën kontroll.


Në bazë të të dhënavë që jep shtabi i operacionit 10 ditë pas fillimit të punës në Gërdec, janë lëvizur deri më tani rreth 1800 predha luftarake, të cilat ishin shpërndarë rreth zonës ku ndodhi shpërthimi, ndërkohë që një sasi tjetër e municionit të pashpërthyer është duke u hequr.


  • Data 24.03.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTXr
  • Data 24.03.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTXr