1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

SPD mbështet trupën e ndërhyrjes për Kosovën

Partia Socialdemokrate Gjermane mendon se dërgimi në Kosovë i ushtarëve shtesë është një hap i drejtë. Por duke qenë se këta ushtarë nevojiten edhe në Afganistan, për këtë kërkon diskutim.

Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë në Afganistan

Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë në Afganistan

Zëdhënësi për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Rainer Arnold ka sinjalizuar mbështetjen e tij për dërgimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë në Kosovë. 

"Është veprim me vend marrja e masave parandaluese", i tha ai numrit të së hënës së gazetës që botohet në Halle, "Mitteldeutsche Zeitung".

Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë fillon angazhimin në 1 maj

Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë fillon angazhimin në 1 maj

Një mandat i ri për ushtarët gjermanë nuk nevojitet, meqenëse nuk kapërcehet kufiri maksimal i mandatit ekzistues, tha ai.

"Ajo që më shqetëson është barra për trupën e ndërhyrjes së shpejtë", tha Arnolds. Me këtë rast ai kujtoi se kjo trupë angazhohet edhe në vende të tjera, si për shembull në Afganistan. Për këtë duhet diskutuar, tha politikani socialdemokrat.

DW.COM