1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

SPD: Kurs më social për të ardhmen

Socialdemokratët kërkojnë rifutjen e taksës ndaj pasurisë dhe do të dalin në vitin 2010 me një koncept gjithëpërfshirës për taksat.

Fillim i ri në harmoni, Sigmar Gabriel dhe Andrea Nahles

Fillim i ri në harmoni, Sigmar Gabriel dhe Andrea Nahles

94,2 përqind e votave të më shumë se 500 delegatëve e kongresit treditor të SPD-së në Drezden, ishin për Sigmar Gabrielin. Në fjalimin e tij parimor kryetari i ri socialdemokrat bëri thirrje për unitet dhe për të hequr dorë nga mosmarrëveshjet e vogla. Nënkryetarja e deritanishme Andrea Nahles u zgjodh sekretare e re e përgjithshme e SPD-së.

Analizë e disfatës elektorale por edhe thirrje për guxim dhe vetëbesim

Kongresi i socialdemokratëve filloi me një debat të hidhur mbi humbjen e rëndë që pësoi SPD-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare. Shumë delegatë kritikuan mënyrën se si është udhëhequr partia katër vitet e fundit. Ndërkaq kryetari i deritanishëm i partisë, Franz Müntefering, i bëri thirrje partisë për guxim dhe vetëbesim. Ai tha se Partia Socialdemokrate është e gatshme për të luftuar dhe nuk duhet të tërhiqet.

Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Steinmeier: Lehtësimet fiskale të CDU/CSU-së dhe FDP-së politikë klienteliste

Në vijim të kongresit socialdemokratët diskutuan edhe për kursin politik në të ardhmen. Në të bën pjesë një distancim i qartë prej ligjit për daljen në pension në moshën 67 vjeç si dhe reformat për trajtimin e të papunëve dhe tregut të punës, për të cilat u vendos gjatë 11 vjetëve që SPD-ja ishte në pushtet. Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje socialdemokratëve për një politikë të fortë opozitare. Ai i kritikoi planet e qeverisë aktuale në lidhje me lehtësimet fiskale duke i quajtur politikë klienteliste që financohet nga borxhet.

Rifutje e taksës ndaj pasurisë

Kongresi i SPD-së në Drezden vendosi që të kërkojë rifutjen e taksës ndaj pasurisë. Në pörfundim tö kongresit, kryetari i ri i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel, e mbrojti para gazetarëve këtë kërkesë, duke thënë se kjo është e domosdoshme për shkak të drejtësisë. Gjithësesi sipas tij as kjo taksë nuk do të mjaftojë për të financuar detyrat e së ardhmes, si p.sh. shkollimin. Gabrieli tha se partia e tij do të dalë në vitin 2010 me një koncept gjithëpërfshirës për taksat.

dpa/P.P
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 15.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KXe3
  • Data 15.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KXe3