1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

SPD-ja e përçarë

Andrea Ypsilanti, kandidatja socialdemokrate për kryetare të qeverisë së Hesenit dëshiron të krijojë një koalicion pakice të toleruar nga "E Majta". Shtypi kritikon:

default

Die WELT nga Berlini arsyeton:


"Është një sjellje aventureske mosdebatimi në SPD i pasojave që mund të ketë bashkëpunimi politik me të majtët. Mjafton që ky sjell shumicën. Me sa duket, kjo është thirrja që po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës në parti. Kur në fillim të viteve 80-të, SPD-ja filloi të mendonte për të bërë koalicion me Të Gjelbrit, rruga ishte më e gjatë dhe më e dhimbshme, përparësi kishin idetë dhe përmbajtjet. SPD-ja atëherë nuk i pranonte Të Gjelbrit thjesht si plotësues mazhorance, por si një parti solide, e cila e pranon arkitekturën politike të Federatës me demokraci përfaqësuese. Ndërsa sot, me përjashtim të disa të antarëve të vjetër, pothuaj askush në SPD nuk shqetësohet për faktin që Partia e Majtë është një grumbull krijesash fantastike. "


Nga Frankfurti mbi Oder MÄRKISCHE ODERZEITUNG shkruan:


"Dilema aktuale ka një shkak: Në se krerët e SPD-së nuk do ta kishin përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin me të majtët, atëherë askush nuk do të fliste sot për thyerje të premtimit. Këtë e vështirëson më tej fakti, që Bek (Kurt Beck) e ndryshoi strategjinë pa u marrë vesh më parë me partinë. ... Çfarë mbeti? SPD-ja do të duhet ta kompensojë debatin më vonë. Por në kushte shumë më të vështirësuara"


Së fundi edhe një vështrim në BRAUNSCHWEIGER ZEITUNG:


"Kush thotë para zgjedhjeve se për shkaqe të kuptueshme nuk do të bashkëpunojë me të majtët, duhet ta mbajë fjalën edhe pas zgjedhjeve. Kurt Bek dhe Andrea Ypsilanti e kanë dëmtuar SPD-në që tani me manovrat e tyre. Në këtë mënyrë truket dhe hiletë, kërkimi gjoja i zgjidhjeve dhe rrugëdaljeve të nevojshme, shndërrohen në parimin kryesor. Kjo është një ftesë e hapur për të mos shkuar në votime!" - proteston e përditshmja nga Braunshvajgu.


  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFYA
  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFYA