′SPD duhet të arrijë edhe më shumë në negociata′ | Gjermania | DW | 22.01.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

'SPD duhet të arrijë edhe më shumë në negociata'

SPD dëshiron të nisë negociata për një koalicion qeveritar me CDU dhe CSU. Në to tani duhet të "arrihet edhe më shumë", thotë zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të SPD-së, Karl Lauterbach në bisedë me DW.

DW:Zoti Lauterbach, jeni i kënaqur me votën e kongresit të SPD-së për bisedime koalicioni me partitë unioniste? 

Karl Lauterbach: Jam i gëzuar që morëm këtë rezultat në votim. Ishte ndoshta kongresi më i rëndësishëm partiak që kemi pasur në 15 vitet e fundit. Për ne që zhvilluam sondazhe dhe që do të zhvillojmë tani bisedimet për koalicionin, rezultati është njëkohësisht detyrë dhe nxitje. Duhet të arrijmë edhe më shumë, ndryshe nuk do ta fitojmë votën e anëtarëve.

SPD duket se është e përçarë thellë. A nuk i bën kjo të vështira bisedimet e koalicionit?

Unë nuk besoj se partia është e përçarë, por që ajo argumentoi. Jo çdo dallim në mendime është automatikisht përçarje. Kjo edhe mund t'i bashkojë njerëzit. Mendoj se jemi e vetmja parti, e cila është në gjendje të zhvillojë një diskutim të tillë të hapur, pa e shëmtuar atë ose pa e kaluar në sulme personale. Prandaj unë nuk besoj që partia është e përçarë, por se të dyja palët mund të jetojnë me këtë rezultat.

Kur mendoni që do të ketë Gjermania një qeveri të re?

Besoj se kjo tani duhet dhe duhej të zgjaste vetëm pak javë. Ne duhet të jemi të aftë për të qeverisur dhe këtë edhe duhet ta dëshmojmë. Besoj edhe se qytetarit nuk mund t'ia shpjegojmë ende që "Ne këtu po gjejmë veten, do të bisedojmë me njëri-tjetrin për aq kohë, sa të na përshtatet e gjitha." Por qytetari pret që puna të vazhdojë, ndaj ne duhet të paraqesim rezultate.

Karl Lauterbach është zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të SPD-së.