1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanjolli Alberto Contador fiton Tour de France

30 Korrik 2007

Belgu Tom Boonen shpallet sprinteri më i mirë

https://p.dw.com/p/BNQ2
Fituesi i etapës së fundit, italiani Daniele Bennati, duke kaluar vijën e finishit në bulevardin Champs Elysees.Fotografi: AP
Spanjolli Alberto Contador është fituesi i turit të 94-ërt çiklistik të Francës, të eklipsuar nga shkeljet e dopingut. I dyti në renditjen e përgjithshme doli pas tri javësh dhe më shumë se 3.500 kilometrave me biçikletë australiani Cadel Evans, i treti amerikani Levi Leipheimer. Sprinteri më i mirë ishte çiklisti profesionist belg Tom Boonen. Fanella e ngjitësit më të mirë në malore i takon kolumbianit Mauricio Soler. Renditjen si ekip e fitoi skuadra amerikane Discovery Channel. Etapën e fundit nga Marcoussis deri në qendër të Parisit e fitoi me sprint në grup italiani Daniele Bennati.