1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Spanja vuan nga testi i "qëndrueshmërisë së sistemit"

Spanjën e pret një vjeshtë brutale shkurtimesh për shërbimet sociale, pasi qeveria do të zvogëlojë buxhetin pavarësisht protestave masive. Bankat vendase gjithashtu kanë bërë të ditur ç'u nevojitet për të mbijetuar.

Spanja e goditur nga kriza po përballet me shkurtime brutale. Qeveria ka njoftuar një tjetër paketë të re me masa shtrënguese, pavarësisht protestave. Tashmë është bërë e qartë se sa ndihmë u nevojitet aktualisht bankave.

Në kohëra emergjencash, njerëzit kanë pak shpresë për të përballuar krizën. Ky është fakti se pse shumica e bankave më të mëdha spanjolle që e kaluan provimin e qëndrueshmërisë e kanë festuar këtë si një lajm të mirë. Testi u drejtua nga një konsulencë menaxhimi dhe u zbatua nga ministria spanjolle e Ekonomisë dhe Banka Qendrore.

Provimi i qëndrueshmërisë u konceptua për të provuar për sa ndihmë dhe për çfarë lloj ndihme financiare kanë nevojë institucionet. Provimi është edhe një nga parakushtet për paketën e shpëtimit të ESM-së prej 100 miliardë eurosh (129 miliardë dollarësh) për të cilën u ra dakord në muajin korrik me Bashkimin Evropian.

Tani, pas disa muajve me spekulim të tensionuar, ndërsa testet janë kryer, ka rezultuar se bankat nuk kanë nevojë për shumën e plotë, por për një injeksion financiar rreth 60 miliardë euro. Siç pritej, grupi Bankia është në një nevojë të veçantë për ndihmë. Institucioni i katërt më i madh financiar spanjoll raportohet se ka nevojë për 24 miliardë euro.

Bankat që do të jenë të gjendje që t´i rezistojnë krizës me forcat e tyre janë Santander, BBVA dhe La Caixa, tregoi testi i qëndrueshmërisë. Kjo gjithashtu nuk është një surprizë, thotë Daniel Gros, drejtori i qendrës studimore në Bruksel, Studimet e Politikave Evropiane (CEPS).

Ekonomisti Daniel Gros

Ekonomisti Daniel Gros

"Ne e dinim paraprakisht se bankat e mëdha ndërkombëtare aktive do të kishin probleme me biznesin e tyre të brendshëm, por do të fitonin mjaftueshëm diku tjetër, për t´a balancuar këtë," i tha ai DW.

Simptomat e krizës

Fondi i shpëtimit bankar është rënduar me shpresën se institucionet financiare të rikapitalizuara më në fund do të ofrojnë kredi tek kompanitë për investimet e nevojshme dhe në këtë mënyrë do ta kthejnë sërish ekonominë në udhën e duhur. Por Stefan Schneider i Hulumtimeve në DB, grup kërkimor për makroekonominë në Deutsche Bank, thotë se ka dyshime nëse plani do të funksionojë. Ai argumenton se është e dyshimtë që kredia në rritje do të çojë në rritje të kërkesës. Schneider vuri në pah se një nga simptomat e krizës spanjolle është se arkat e sektorit privat dhe atij publik janë zhytur në borxhe. Së bashku ato kanë detyrime më shumë se 200% të prodhimit të brendshëm bruto.

"Tendenca për të marrë kredi të reja ka të ngjarë të jetë shumë e kufizuar për një të ardhme të parashikueshme," i tha Schneider DW, duke shtuar se është e pamundur që ekonomia spanjolle të zhvendoset papritmas në një tjetër marsh, për shkak të një shpërndarjeje masive të kredisë. Një fond aktual shpëtimi është ende një rrugë shumë e largët, ku duhen përmbushur një sërë kushtesh përpara se ESM-ja të nënshkruajë një çek. Nga ana e saj, ESM-ja ka ende nevojë për t´u themeluar përpara se t´i përgjigjet thirrjes për ndihmë, hap i cili ka të ngjarë të përfundojë në fund të muajit tetor.

Bank Santander nuk ka nevojë të futet nën ombrellën e shpëtimit

Bank Santander nuk ka nevojë të futet nën ombrellën e shpëtimit

Nuk ka ende një këndvështrim evropian të centralizuar në sektorin bankar, siç u kërkua gjatë një samiti të Bashkimit Evropian në muajin qershor. Normat e Bashkimit Evropian për bankat do të nisin në fillim të janarit të ardhshëm, dhe është ende e paqartë se çfarë hapash konkretë do të jenë në gjendje që të marrin rregullatorët. Ndërsa Spanja do të donte të merrte paratë pa kushtëzime, vende të tjera, duke përfshirë edhe Gjermaninë, kanë bërë thirrje që marrësit të mbahen në një zinxhir të shkurtër.

Afati i bankave

Raportimet më të fundit të shtypit thanë se qeveria në Madrid po përdor kreditë e parashikuara për sektorin bankar për mbushjen e vrimave të tjera. Ministri i Ekonomisë Luis de Guindos i mohoi menjëherë këto shkrime, duke thënë se çdo ndihmë e ESM-së, e cila arrin në një total prej 100 miliardë eurosh, do të jetë vetëm për bankat. Zyrtarë në Madrid thanë se ata nuk janë të gatshëm për të hequr dorë nga çdo lloj pavarësie apo sovraniteti në Bruksel. Por teksa vijojnë ende diskutimet rreth ekonomisë së Spanjës, spanjollët kanë boshatisur llogaritë e tyre të kursimeve në një kohë rekord, nga frika e falimentimit të bankave.

Ministri i Ekonomisë Luis de Guindos, zv.kryeminstrja Soraya Saenz de Santamaria dhe Ministri i Financave Cristobal Montoro bëjnë të ditura masat e kursimit

Ministri i Ekonomisë Luis de Guindos, zv.kryeminstrja Soraya Saenz de Santamaria dhe Ministri i Financave Cristobal Montoro bëjnë të ditura masat e kursimit

Përveç bankave, i gjithë vendi gjithashtu është detyruar t´i nënshtrohet një provimi qëndrueshmërie. Të enjten, qeveria njoftoi shkurtime shtesë që do të bëhen si pasojë e buxhetit të propozuar të vitit 2013. Megjithë protestat e mëdha të opozitës, sindikatave dhe një pjese të madhe të popullsisë, drafti i buxhetit parashikon 40 miliardë euro shkurtime për vitin e ardhshëm. Masat përfshijnë ngrirjen e rrogave për të tretin vit radhazi ndaj punonjësve civilë, dhe duket se vetëm pensionet nuk do të vendosen në bllokun e copëzimeve.

Ngjashmëri me reformat gjermane

Protestors shout slogans as a riot policeman hides his nightstick during the demonstration at the parliament against austerity measures announced by the Spanish government in Madrid, Spain, Tuesday, Sept. 25, 2012. Spain's Parliament has taken on the appearance of a heavily guarded fortress with dozens of police blocking access from every possible angle, hours ahead of a protest against the conservative government's handling of the economic crisis. The demonstration, organized behind the slogan 'Occupy Congress,' is expected to draw thousands of people. It is due to start around 1730 GMT Tuesday. Madrid authorities said some 1,300 police would be deployed. The protestors call for Parliament to be dissolved and fresh elections held, claiming the government's austerity measures show the ruling Popular Party misled voters to get elected last November. (Foto:Andres Kudacki/AP/dapd)

Protest Madrid Spanien

Protestat e mëtejshme nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë programin e masave shtrënguese, sipas Gros. Ai thotë se sheh ngjashmëri në një sërë reformash të kundërshtuara të tregut të punës, të paraqitura nga Gjermani në vitet 2003-2004. "Në atë kohë kishte protesta të mëdha," tha Gros për të ashtuquajturat reforma të Agenda 2010 që shkurtuan shërbimet sociale. "Por ishte e qartë për këdo se nuk kishte rrugë tjetër për të ndërmarrë."

Gjithsesi situata në Spanjë është më dramatike se në Gjermani. Në fillimin e dekadës, shpenzimet sociale të Spanjës janë shumë më të larta edhe se vetëm pak vite më parë. Teksa prezantoi grupin e pestë të shkurtimeve, kryeministri Mariano Rajoy donte të ulte defiçitin poshtë 3% deri në fund të vitit 2013. "Është e vetmja gjë që Spanja mundet ende ta realizojë," thotë Gros, duke shtuar se vendi nuk mund të rifinancojë veten në tregun e hapur. Spanja ka nevojë "të rifitojë besimin e partnerëve dhe të tregut. Kjo nënkupton shkurtimin e defiçitit të saj." Shumë njerëz në Spanjë shikojnë një të ardhshme të pasigurt, përderisa papunësia është afro 25%, më e larta e Bashkimit Evropian. Papunësia tek të rinjtë është rreth 50% dhe shumë prej tyre e shohin të ardhmen jashtë vendit.

Rajonet autonome kundër qeverisë vendore

Ndërkohë lista e rajoneve autonome që kanë nevojë për të kërkuar mbështetjen e qeverisë qendrore, po zgjatet. Castile-La Mancha gjithashtu do të kërkojë ndihmë, ashtu siç kanë bërë Catalonia, Valencia, Murcia dhe Andaluzia. Madridi, gjithsesi, ka bërë që mbështetja e saj të varet nga kufizime strikte, të cilat kanë vendosur një presion shtesë mbi marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet rajoneve dhe qeverisë kombëtare.

Parlamenti rajonal në Catalonia bëri thirrje të enjten për një referendum, për të vendosur se kur duhet të deklarojë pavarësinë rajoni nga pjesa tjetër e vendit. Përveçse ka një nga ekonomitë më të forta spanjolle, Catalonia ka edhe një prej maleve më të mëdha të borxhit.

"Është gjithmonë e vështirë për të menaxhuar një shtet ku rajonet kanë shumë ndikim," tha Gros, duke shtuar se kjo ishte gjithashtu edhe një arsye se "përse Gjermania theu rregullat e Paktit të Stabilitetit të borxhit në periudhën 2003-2004. Asokohe, qeveria federale nuk mund të kontrollonte shtetet. Sot në Spanjë nuk ka ndonjë ndryshim të madh."