1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Spanja tronditet nga tërmeti më i rëndë në 55 vitet e fundit

Në juglindje të Spanjës kanë humbur jetën disa njerëz nga një tërmet. Numri i saktë i viktimave nuk është ende i qartë.

default

Numri i saktë i viktimave nuk është ende i qartë.

Autoritetet vendore flasin së fundi për tetë të vdekur, por kjo shifër mund të lëvizë pasi nën rrënoja ende po gjenden kufoma të tjera. Shumë njerëz janë plagosur. I prekur më shumë është qyteti Lorca në rajonin Murcia. Lëkundjet e tokës ishin të paktën të fuqisë 5,1. Ky ishte tërmeti më i rëndë qysh prej 55 vjetësh në Spanjë.

Spanien Erdbeben

I prekur më shumë është qyteti Lorca në rajonin Murcia.

Disa orë më parë në të njëjtin rajon kishte pasur një tërmet të shkallës 4,5 ballë. Banorët janë detyruar të kalojnë jashtë natën nga frika se do të përsëriteshin lëkundjet e tokës.

Lëkundjet u ndien deri në Madrid. Qeveria spanjolle ka dërguar njësitë speciale të ushtrisë në rajonin e katastrofës. Viktimat mund të ishin shmangur, ta presidenti i Shoqatës së gjeologëve. Sipas tij lëkundjet nuk ishin aq të mëdha sa të shkaktonin rrëzimin e shtëpive. Prandaj mendohet se ndërtesat kanë patur dëmtime të mëparshme.

Autor: dw,dpa/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama