1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja me mbret të ri

Stephanie Höppner / Pandeli Pani 18 Qershor 2014

Mbreti i Spanjës Huan Karlos dhe mbretëresha Sofia i thonë lamtumirë fronit. Princi i kurorës Felipe ka për detyrë që të ndreqë imazhin e dëmtuar të monarkisë.

https://p.dw.com/p/1CKpF
Fotografi: Getty Images

Ai konsiderohej dikur si beqari më i kërkuar në Evropë: Tani Felipe bëhet mbret i Spanjës. Abdikimi i babait të tij, 76-vjeçarit Huan Karlos, ishte për ekspertët një surprizë e madhe. "Është shumë e vështirë për mua që ta kuptoj këtë" thotë eksperti Rolf Seelmann-Eggebert. "Me siguri që për këtë hap ka luajtur një rol të madh shembulli i Papës." Kushtetuta spanjolle nuk e parashikon ndryshimin e fronit të mbretit, prandaj Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta miratonte këtë abdikim në mënyrë prapavajtëse.

Galerie - Spanien Prinz Felipe
Fotografi: Getty Images

Pavarësisht nga mënyra e pazakontë e ndryshimit të fronit, ky ndryshim duket se ka ardhur në kohën e duhur. Për shkak se reputacioni i monarkisë spanjolle vitet e fundit kishte vuajtur shumë për shkak të kritikave ndaj Huan Karlosit. Për shembull kur ky gjatë një prej krizave më të rënda ekonomike të vendit të tij, kishte shkruar për një safari të shtrenjtë në Afrikë. Po ashtu oborri mbretëror u përfshi edhe në një skandal korrupsioni. Përveç këtyre edhe gjendja shëndetësore e Huan Karlosit nuk është e mirë. "Unë besoj se Huan Karlosi ka zgjedhur momenitn e duhur" thotë Seelmann-Eggebert.

Galerie - Spanien Prinz Felipe
Fotografi: Getty Images

Mbreti më i përgatitur

Tani e ka Felipe për detyrë që të ndreqë imazhin e dëmtuar të monarkisë. "Felipe duhet të stabilizojë monarkinë dhe ta mbajë të bashkuar shtetin kombëtar," thotë ekspert Michael Begasse. Pëveç problemeve ekonomike, Spanja përballet edhe lëvizjet separatiste të Katalonjës dhe të baskëve.

Edhe pse vetëm 46-vjeç Filipe duhet se është mjaft mirë i përgatitur për detyrën e re dhe për fronin. Pas studimeve të drejtësisë në Universitetin e Madridti ai ka bërë edhe një mastër për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në SHBA. Po ashtu ai është edhe oficer dhe përgatitjen ushtarake e ka bërë në armët e aviacionit, marinës dhe këmbësorisë. Ai është njeri me humor, inteligjent dhe sportiv, thotë Michael Begasse. Po ashtu edhe një baba shumë i pëkujdesur. Ai është i tërhequr dhe nuk ka qenë kurrë i përfshirë në skandale.