1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Spanja kampione e BE-së për misrin e modifikuar gjenetikisht

Spanja është prodhuesi më i madh i misrit të modifikuar gjenetikisht në Bashkimin Evropian.

Ai është një nga të fundit në llojin e vet. Fermeri Mariano Jiménez kultivon me bindje vetëm misër natyral. "Kam filluar të merrem me bujqësi ekologjike, sepse desha të kultivoja bimë që nuk ndotin mjedisin. Dhe produkte të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse e bëj këtë gjë."

Por tani ai po ndjen konkurrencën nga misri i modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë dy të tretat e fushave në Aragon janë të mbjella me misër të modifikuar gjenetikisht. Spanja është prodhuesi më i madh i misrit të modifikuar gjenetikisht në Bashkimin Evropian. Sepse këtu kultivimi i misrit të modifikuar gjenetikisht lejohet prej tetëmbëdhjetë vjetësh. Ky është problem për të gjithë fermerët ekologjikë sepse era sjell polenin e bimëve të modifikuara gjenetikisht në fushat e tyre dhe duke u përzierë me misrin ekologjik, i ndryshon atij kodin gjenetik.

Konkurrencë nga misri i modifikuar gjenetikisht

Fermeri Mariano është i zemëruar, sepse në fushat e tij është gjetur shpesh misër i modifikuar gjenetikisht. Kjo i ka shkaktuar humbje të mëdha. "Në qoftë se misri është e kontaminuar, unë nuk mund ta shes më atë si organik. Nëse në mostrat që merren për provë gjehen gjurmë ndotjeje nga misri i modifikuar gjenetikisht, atëherë duhet ta shes atë si misër konvencional", thotë ai.

Por për shumicën e fermerëve në këtë rajon misrit i modifikuar gjenetikisht është bekim. Sepse Spanja është e prekur nga larva fluturash që depërtonin në trupin e bimëve. Misri i modifikuar gjenetikisht është rezistent ndaj tyre dhe qe shpëtim për fermerët.

"Ne nuk mund të rrezikojmë të humbasim tridhjetë për qind të të korrave, sepse misri dëmtohet prej parazitëve dhe vemjeve. Kultivimi i misrit është mjaft  i shtrenjtë. Prandaj ne përdorim misër të modifikuar gjenetikisht dhe jemi të sigurt se të korrat do të jenë të përsosura", thotë për DW-në, David Sanz Laforga, fermer që kultivon misër të modifikuar gjenetikisht.

Pa alternativë

Për qeverinë rajonale në Zaragosa ndaj misirit të modifikuar gjenetikishtnuk ka asnjë alternativë. Ky lloj misri është reagimi i duhur ndaj vemjeve që janë problem i madh për Spanjën. Dhe prodhimi duhet rritur për të plotësuar kërkesën e lartë për ushqim për bujqësinë tradicionale blegtorale. Ministri i Bujqësisë si Aragonisë, Joaquin Olona, nuk e kupton qëndrimin kritik të Evropës ndaj  misirit të modifikuar gjenetikisht: "A ka kuptim t'ua ndalojmë fermerëve këtë lloj misri rezistent ndaj larvave, kur nga ana tjetër ne importojmë misër të modifikuar gjenetikisht? Sasia më e madhe e misrit që prodhohet në botë është misër i modifikuar."

Jo më misër natyror

Fermeri Mariano Jiménez nuk do të bashkohet me masën. Ai preferon më mirë të heqë dorë krejtësisht prej misrit. Ashtu si shumë nga kolegët e tij ai do të mbjellë në të ardhmen vetëm domate apo speca. Në Spanjë nuk do të ketë më misër natyror për ushqimin e bagëtive në mënyrë tradicionale.

Spanja, e cila solli pesëqind vjet më parë misrin nga Amerika në Evropë, po profilizohet sot si prodhuesja numër një e misirit të modifikuar gjenetikisht  në Evropë. Ndonjë fermer shpreson madje për manipulime të mëtejshëm. Ditët e bujqësisë organike duket se po janë të numëruara në Spanjë.