1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Spanjë: Rimëkëmbje ekonomike e brishtë

Rimëkëmbja ekonomike e Spanjës është e brishtë, sepse rritje po shënon vetëm turizmi. Përmirësimi ekonomik ende nuk ka prekur shtresën e punëtorëve.

Vizitorë nga e gjithë bota po i sjellin Barcelonës një rimëkëmbje të madhe ekonomike prej për pesë vjetesh dhe aty nuk duket asnjë gjurmë recesioni. Turizmi është shumë i rëndësishëm për Spanjën që të dalë nga kriza, mendon Santiago Martin, pronar hoteli në Barcelonë. Hoteli i tij shkon mjaft mirë megjithë çmimet e shtrenjta ql fillojnë nga 350 euro për dhomë. Por që të vijnë turistë qyteti duhet të jetë i pastër dhe të ketë infrastrukturë, prandaj ai mendon se duhet më tepër kapital dhe angazhim nga bashkia.

Por jo të gjithë bëjnë pjesë tek përfituesit e industrisë së turizimizit në Spanjë. Joani, për shembull, 18 vjeç, punon ilegalisht në një hotel, pa kontratë, pa sigurime shoqërore – për 700 Euro në muaj. Për të bumi i turistëve nuk ka sjellë asnjë ndryshim. "Unë dua të punoj me orar e të kem një vend pune normal si dikur prindërit e mi, se tani dhe ata janë të papunë" - thotë Joani.

Mungesë perspektive

Edhe Jorge, që ka studiuar për histori, ka tre vjet që është i papunë. Në Spanjë ai nuk sheh perspektivë punësimi dhe prandaj ka nisur tani një kurs për pilot, sepse ata kërkohen shumë në Kinë.

Prej turizmit nuk përfiton askush tjetër veç pronarëve të hoteleve, thotë Jorge. Për të dy është e qartë: që faturën e të mëdhejve e paguajnë të vegjlit. Kështu mendon edhe Josep Monge, pronari i restorantit "Via Veneto", një nga më të njohurit në Barcelonë.

"Të varfërit paguajnë më shumë. Dhe unë nuk mund të them se bëhet mjaft, kur shoh numrin vërtet të madh të të papunëve" - thotë ai. Jorge shton, se "të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit edhe më të varfër, klasa e mesme po zhduket. Vërtet që ka mundësi që ndërkohë produkti shoqëror kombëtar është në rritje, por punëtorët nuk del asgjë, përkundrazi, kriza vazhdon."

"Fakti që gjërat po shkojnë mirë, nuk do të thotë se do të mbeten kështu. Këtë na e ka mësuar kjo krizë. Kriza është ciklike." - mendon Josep Monge.

Ana tjetër e medaljes

Rimëkëmbja ekonomike e Spanjës është e brishtë, sepse tek e fundit rritje po shënon vetëm turizmi. Barcelona vërtet po përfiton mjaft prej kësaj, megjithatë qyteti, është kthyer nnë jë park turistik.

Shumë pak vizitorë shqetësohen për faktin se ata shijojnë dhe bëjnë qejf në kurriz të banorëve, të cilët duhet të përballojnë pasojat e turizmit masiv: qiratë e shtrenjta, çmimet e fryra të ushqimeve, papastërti, shumë banesa ilegale për turistët.