1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanjë - Ndoshta sërish vështirësi për krijimin e qeverisë

PP (dpa, afp)26 Qershor 2016

Spanja mund të përballet edhe pas zgjedhjeve të reja sërish me një krijim të vështirë të qeverisë

https://p.dw.com/p/1JE3l
Fotografi: Reuters/J. Nazca

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, të dytat brenda gjashtë muajsh, ka pasur një ndryshim drejt partive të majta. Aleanca përreth partisë së majtë "Podemos" (Ne mundemi) ka shënuar fitore të konsiderueshme.

Megjithëse partia më e fuqishme si parti e vetme, mbetet Partia konservatore Popullore (PP) e kryeministrit Mariano Rajoy, sipas një parashikimi të televizionit shtetëror spanjoll TVE Podemos ndoshta mund të jetë në gjendje që së bashku me socialistët (PSOE), të ketë shumicën absolute në parlament.

Nëse kampi i majtë mund të gjejë një gjuhë të përbashkët është e paqartë.
Nëse kampi i majtë mund të gjejë një gjuhë të përbashkët është e paqartë.Fotografi: picture-alliance/Pacific Press/J. Sanz

Pra edhe pse partia konservatore PP doli sërish forca më e fortë në zgjedhjet në Spanjë, sipas parashikimeve fillestare e mundur duket edhe një qeveri e majtë. Megjithatë është e paqartë nëse kampi i majtë mund të gjejë një gjuhë të përbashkët