1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot përzihet konkurrenca dhe kooperimi

Angjelina Verbica13 Qershor 2008

Temat koalicioni qeveritar, testi për dhënien e nështetësisë dhe çmimet e energjisë

https://p.dw.com/p/EJ3y
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Frankfurter Rundschau" shkruan për koalicionin qeveritar në Gjermani.

Për të vënë në jetë kompromiset e vështira, nevojitet autoritet. Për këtu duhen dy, njëri që e ka autoritetin dhe tjetri që e pranon. Socialdemokratëve u mungon e para, unionit e dyta. Kështu gërryhet koalicioni. Në mjegullën e atmosferës së keqe kontributet e mira të tij rrezikojnë të humbasin. Unioni duhet t´i japë fund menjëherë tendencës që ta shartojë kancelaren në Angela Beck. Vlerat e anketimeve për CDU-CSU duken të pakënaqshme. Por ata janë shumë më të mira se ato të SPD-së. Dhe edhe për shkak të Merkelit. Akoma janë kështu.

"Mittelbayerische Zeitung"

Asaj që ndodhi me të vertetë ndërmjet kampeve në fushatë parazgjedhore CDU, CSU dhe SPd mund t´i bëhen vlerësime të ndryshme. Koalicioni i madh donte ta shihte si dëshmi se funksionon. Por kjo është sikur mjeku i urgjencës të thotë se pacienti nuk është i plagosur se lëviz. Ishte një kompromis minimal, që donte t´i tregonte që donte t´u tregonte më shumë pjesëmarrësve se sa opinionit, se koalicioni i madh lëviz.

"Der Tagespiegel" në Berlin shkruan për provimin që duhet dhënë para marrjes së nënshtetësisë gjermane.

Testi është menduar për ata njerëz, që kanë ç´i japin vendit, por që edhe duan të bëjnë pjesë në të. Ata duan të punojnë këtu legalisht, të paguajnë taksa dhe të fitojnë sigurinë sociale, të cilën sistemi gjerman i shperndarjes së shumëfishtë e ofron ende. Në këtë marrje dhe dhënie nuk është asgjë e gabuar, por shumë e drejtë. Kjo shoqëri do të jetë e hapur, nqs progronzat për mangësitë e ardhshme të fuqisë punëtore vërtetohen. Por e gjitha kjo funksionon vetëm, kur ata të cilët dëshërojnë diçka, edhe japin. Dhënie paraprake është të përgatiten në gjuhë dhe në mendime për marrjen e nënshtetësisë.

"Die Zeit" në Hamburg për çmimet e energjisë

Akoma vendet e industrializuara brenda rrethit të G8-ës vetëm diskutojnë me njëra-tjetrën dhe nuk dalin dot jashtë platitudave. Kjo strukturë për shkak të ndarjes së influencës në botë bëhet e pamundur. Kina dhe India bëjnë pjesë në këtë klub ashtu si edhe Arabia Saudite dhe Brazili. Koopticion quhet kjo, për të cilën bota tani ka nevojë, një përzierje e konkurrencës dhe e kooperimit. Më ashpër se kurrë vendet dhe firmat konkurrojnë për investime dhe mirëqënie. Kjo nuk është keq. Por vetëm së bashku mund të pengojnë katastrofa të tjera.