1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sot në fokus zhvillimet në lidhje me Korenë e Veriut dhe me Kubën

Trajtimi i Kubës dhe i Guantanamos ishte një nga kontradiktat cinike të ish-presidentit Bush.

default

Symbolbild Kuba und USA

Largimin përfundimtar të Koresë së Veriut nga bisedimet gjashtëpalëshe për programin e saj bërthamor e komenton LAUSITZER RUNDSCHAU që del në Cottbus:


"Loja e pokerit e një klike kriminale në pushtet nuk duhet marrë kaq seriozisht. Shumë më e rëndësishme është të flitet hapur me qeverinë kineze. Sepse, pa mbështetjen nga Pekini, regjimi në Phenian do të ishte në vështirësi shumë më të mëdha. Ai mund të destabilizohej brenda pak javësh, nëse përgjegjësit në Kinë do ta konsideronin të përshtatshme këtë. Por ende bashkëluftëtarët e dikurshëm të një ideologjie tregohen në parim besnikë ndaj njëri-tjetrit. Që Pekini megjithatë la të kalonte në Kombet e Bashkuara deklarata e dënimit të Koresë së Veriut, duhet të ketë bërë që të bien kambanat e alarmit në Korenë e Veriut."


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, zbuti për herë të parë pas gati një gjysmë shekulli bllokadën ndaj Kubës komuniste. Si hap i parë do të lejohen vizita më të shpeshta nga emigrantët kubanë në Kubë si dhe transferimi i shumave më të mëdha të parave prej tyre në Kubë. DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN vëren:


"Korrigjimi i politikës përballë Kubës nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama është një hap që duhej të qe bërë me kohë dhe nuk është në asnjë mënyrë një dëshmi e të qenit njeri i mirë. Embargoja ishte pa kuptim dhe hipokrite. Që t'i dënosh me shkishërim shkeljet e të drejtave të njeriut të Havanës dhe njëkohësisht të mbash në Kubë burgun e Guantananos, i cili tallet me parimet juridike, kjo ishte një nga kontradiktat cinike të ish-presidentit Bush. Por edhe në Kubë vjen me riorientimin e Obamas ora e së vërtetës. Deri tani Havana përgjigjej ndaj kritikave për mangësitë se ato ishin pasojë e embargos. Me gjithë disa lehtësime, mbeten në fuqi sanksione të rëndësishme. Por edhe fundi i tyre është i parashikueshëm. Më e vonta atëherë do të dalë në pah nëse kryetari i shtetit Raul Castro është i aftë për reforma dhe nëse dëshiron të ndërmarrë reforma."

ad / aj

  • Data 15.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HXai
  • Data 15.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HXai