1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Sony: Zgjerohet vjedhja e të dhënave personale të klientëve

Ata që duan të luajnë me playstation përmes internetit e kanë për momentin të vështirë. Sony e ka bllokuar për momentin shërbimin e vet të lojërave kompjuterike, apo shkarkimit të muzikës.

Shkaku për këtë është sulmi i hakerëve ndaj servërit të koncernit japonez dhe vjedhja e disa milionë të dhënave personale të klientëve. Prej kësaj janë të prekur edhe klientët në Evropë.

Për vjedhjen e të dhënave kërkoi falje edhe vetë kryesia e koncernit. Kryetari i Sony-PlayStation-Unit Kazuo Hirai, tha se "janë vjedhur numrat e kartave të kreditit, por jo edhe kodet e sigurisë dhe se për momenitn beson se askush nuk do të ketë dëme financiare."

Gjithësesi sipas mendimit të konsumatorëve kjo ngjarje e ka dëmtuar besueshmërinë te ky koncern. Konsumatorët mendojnë se pas këtij incidenti duhet të ishin marrë hapa më të forta dhe se edhe lajmi duhej të bëhej më shpejt i njohur.

Koncerni ka premtuar se do të përmirësojë softwarin e sigurisë dhe do t'i dëmshpërblejë klientët, në mënyrë që ata të mos kalojnë tek konkurenca.