1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sondazh: Gjermania dhe refugjatët

"Do t'ia dalim mbanë", tha Angela Merkeli para një viti. A kishte të drejtë ajo apo pranimi i qindra mijëra refugjatëve i mbingarkoi gjermanët? DW i pyeti qytetarët për mendimin e tyre.

Janë fotografi me rëndësi simbolike: meshkuj, gra dhe fëmijë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Iraku marshojnë në një varg të pafund në të ashquajturin "itinerar ballkanik" në drejtim të Veriut. Qindra mijëra refugjatë vijnë në verë 2015 dhe në muajt e mëvonshëm në Gjermani. "Do t'ia dalim mbanë", thotë Kancelarja Merkel në 31 gusht në Berlin. Një fjali që kthehet në fill të kuq të politikës së saj për refugjatët.

A e ka ndryshuar kjo politikë Gjermaninë dhe nëse po, në çfarë mënyre? Atë që mendojnë qytetarët e ka hulumtuar në një sondazh me porosi të Deutsche Welles Instituti i Studimit të opinionit infratest dimap. Në mënyrë përfaqësuese u pyetën një mijë persona me të drejtë vote midis datave 15 dhe 17 gusht.

Arsimi dhe aspektet sociale

Vlerësimet optimiste nisen nga fakti se furnizimi i refugjatëve do të kushtojë 15 miliardë euro çdo vit. Ai që vjen fillimisht duhet të marrë strehim dhe ushqim. Integrimi është i mundur vetëm kur njerëzit mësojnë gjermanisht dhe shkollohen. Për këtë nevojiten mësues, njësoj si për përkujdesjen ndaj fëmijëve në kopshte dhe shkolla. A e mbingarkojnë këto sistemin arsimor dhe social gjerman? Po, thotë një shumicë e vogël e të anketuarve nga infratest dimap.

Frikë se sistemi do të mbingarkohet kanë para së gjithash mbështetësit e Alternativës për Gjermaninë (AfD), parti populiste e djathtë. Vetëm 15 nga 100 të pyeturit nuk janë dakord me këtë pohim.

Ai që mund të flasë gjermanisht, është i shkolluar dhe i aftë për punë, ai duhet të ketë në fakt një shans të mirë për të gjetur një vend në tregun gjerman të punës. Gjermania ndodhet para një sfide gjigande demografike. Njerëzit jetojnë gjithonë e më gjatë, fëmijë nuk lindin. A mund t'i plotësojnë refugjatët boshllëqet?

Kaq e thjeshtë kjo punë nuk është. 20 përqind të rendimentit ekonomik në Gjermani e japin sektorë si inxhinieria mekanike, ndërtimi i automjeteve dhe elektroteknika. Në vendet e origjinës së refugjatëve nga ana tjetër, këto industri nuk kanë fare traditë. Prandaj refugjatët nuk sjellin me vete parakushte dhe kualifikim. Megjithatë, një shumicë e vogël e të anketuarve është e mendimit se ekonomia gjermane do të forcohet për shkak të fuqisë punëtore të ardhur.

Edhe për këtë pyetje, zgjedhësit e AfD nuk shohin asnjë përfitim nga refugjatët.

Pavarësisht nga preferencat partiake, janë para së gjithash gjermanë të rinj dhe ata që kanë mbaruar shkolla më të larta ose kanë të ardhura më të larta ata që mendojnë se ekonomia gjermane do të ketë dobi nga refugjatët. Mbi 50 vjeçarët dhe njerëzit që e shumta janë me arsim tetëvjeçar me drejtim praktik, si tendencë nuk e mbështesin këtë pohim.

Ardhja e refugjatëve do të ketë pasoja edhe për shoqërinë. Që tani para së gjithash qytetet e mëdha gjermane janë të larmishëm dhe të shumëllojshëm. Në të ardhmen kjo përshtypje do të përforcohet. A u pëlqen kjo gjermanëve?

Edhe këtu janë kryesisht gjermanët më të rinj dhe ata me arsim më të lartë që e përshëndesin një shoqëri më të larmishme. Janë ata që e kundërshtojnë një lidhje midis politikës së refugjatëve të Angela Merkelit dhe rritjes së numrit të atentateve terroriste. Sa më të mëdhenj në moshë të jenë të pyeturit dhe sa më pak arsim të kenë, aq më tepër janë ata të mendimit se në të ardhmen në Gjermani duhet të priten më shumë atentate.

Shumë vendimtare ishte edhe për këtë pyetje preferenca partiake. Vetëm shtatë nga njëqind mbështetës të Alternativës për Gjermaninë janë të mendimit se në të ardhmen në Gjermani nuk do të ketë më tepër atentate terroriste.

Si rezultat, pjesa dërrmuese e zgjedhësve të AfD janë të mendimit se politika e refugjatëve e qeverisë gjermane do të ketë vetëm pasoja negative për Gjermaninë. Përgjigje të kundërta, edhe nëse jo në këto përmasa, japin simpatizantët e Të Gjelbërve.