Solidaritet dhe bamirësi - Fjala e presidentit të Gjermanisë Gauck me rastin e Krishtlindjeve | Gjermania | DW | 26.12.2012
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Solidaritet dhe bamirësi - Fjala e presidentit të Gjermanisë Gauck me rastin e Krishtlindjeve

Presidenti gjerman bën thirrje për përkushtim njerëzor, solidaritet, bamirësi dhe dashuri. Sipas tij Krishlindjet janë një festë për të gjithë.

default

Joachim Gauck

Një pjesë e njerëzve në Gjermani janë "të pasigurt në kushtet e një jete që është bërë më e shpejtë, më e komplikuar, dhe e paqëndrueshme," tha Joachim Gauck në fjalimin e tij të parë me rastin e Krishtlindjeve.

Sfidat për shoqërinë

"Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet, ndryshimi i klimës kërkon gjithashtu përgjigje të reja dhe po ashtu edhe shoqëria në plakje", theksoi presidenti. "Ne jemi të shqetësuar edhe për dhunën: në stacionet e metrosë ose në rrugë, ku njerëzit janë sulmuar, edhe sepse kanë flokë të zezë dhe fytyrë të errët"

Duke pasur parasysh këto zhvillime Gauck rekomandon kthimin tek përkushtimi njerëzor. "Në gjuhën e politikës, kjo do të thotë solidaritet. Në gjuhën e besimit, bamirësi, në ndjenjat e njerëzve, dashuri". Gjermania dëshiron të jetë një vend, ku të rinj dhe të vjetër, vendasit dhe banorët e rinj mund të jetojnë së bashku. Po, ne duam një vend solidar," tha Gauck.

Presidenti u ndal në fjalimin e tij edhe në rritjen e numrit të azilkërkuesve. "Ne nuk do të jemi kurrë në gjendje për t'i pranuar të gjithë njerëzit që vijnë këtu," tha ai. "Por ne duam t'u japim me zemër të hapur atyre që persekutohen azil dhe t'i presim emigrantët për të cilët ka nevojë vendi ynë me dashamirësi".

Paqe e çmuar

Gauck foli gjithashtu për krizën e vazhdueshme të borxhit në Evropë."Ideja evropiane" ka siguruar për më shumë se 60 vjet paqe në Evropë. "Por tani pyetja është: a do të jetë në gjendje vullneti ynë politik të mbajë së bashku atë që është ekonomikisht dhe kulturalisht aq e ndryshme?" Gjermania deri tani ia ka dalë mbanë me krizën, tha Gauck. Përveç kësaj, Gjermania është politikisht stabile: "Partitë radikale nuk kanë përfituar nga fakti që një pjesë e njerëzve ndihen të pasigurt."

Një festë për të gjithë

Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, ish-pastori Gauck ju referua shumë Biblës. Për të krishterët, Krishtlindja është "premtimi i Perëndisë që ne njerëzit mbrohemi nga dashuria e tij." Por për muslimanët, hebrenjtë, njerëzit e besimeve të tjera dhe ateistët, ajo është "një festë pushimi, një festë e familjes dhe të afërmve, një festë që i lidh njerëzit që japin dhurata dhe vizitojnë njëri-tjetrin."

Performance arsyeshme

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Christian Wulff, që në dy fjalimet e tij të Krishtlindjeve në selinë e tij në pallatin e Berlinit Bellevue kishte mbledhur një grup të madh vullnetarësh dhe shumë fëmijë, Gauck vendosi për një performancë solo përpara kamerave televizive. Po ashtu ai nuk donte të prezantohej si dikur Horst Këhler dhe Roman Herzog, pra ulur në skrivaninë e punës. Ai u duk pak më i lirshëm - por korrekt dhe në përgjigje të postit si burri i parë i shtetit.