1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Solana në Teheran - Irani këmbëngul në të drejtën e pasurimit të uranit

Presidenti amerikan Bush i quajti zhgënjyese reaksionet e ardhura nga Irani pas ofertave të fundit të bëra në grindjet për çështjen atomike.

Solana në Teheran

Solana në Teheran

Udhëheqja në Teheran vazhdon ta fusë popullin e saj në izolim ndërkombëtar, tha Bush të shtunën në Paris. I ngarkuari i BE-së me çështjet e politikës së jashtme, Javier Solana u takua në Teheran me ministrin e jashtëm iranian Mottaki. Atje Solana bëri të njohur një propozim të ri të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, i cili ka kryesisht të bëjë me joshjen ekonomike të Iranit.

Informacionet që i vijnë opinionit botëror nga kryeqyteti iranian nuk janë të reja. Kryediplomati i BE-së, Javier Solana i cili ka shkuar në Teheran i ngarkuar nga pesë fuqitë me të drejtë vote të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania, i ka bërë Republikës Islamike, siç thuhet, një ofertë të re, shumë zemërgjerë në mënyrë që Irani të heqë dorë nga pasurimi i mëtejshëm i uranit. Por deri tani nuk ëshët bërë e njohur çfarë përmban konkretisht kjo ofertë.

Fillesat e saj kjo inisiativë i ka tek takimi i ministrave të jashtëm të të ashtuquajturave 5 -plus-1 shteteve që u zhvillua në fillim të majit në Londër. Që atëherë u fol për një ofertë të re në pokerin atomik, por hollësira për përmbajtjen e saj nuk u dhanë. Deklarata e vetme thoshte se propozimi aktual është një lloj zgjerimi i mëtejshëm i ofertës të bërë Iranit që në qershor të 2006-ës. Ajo i ofronte Teheranit përkrahjen ekonomike dhe teknologjike të perëndimit, nëse ai heq dorë nga pasurimi i uranit.

Edhe nga pala iraniane nuk është dëgjuar deri tani asgjë e re. Zëdhënësi i qeverisë Elham tha se qeveria iraniane do të shikojë nëse oferta mjafton për të gjetur rrugën e bisedimeve. Megjithatë Irani nuk do të vazhdojë të lejojë ndalimin e të drejtës për pasurimin e Iranit, siç thuhet në paktin për ndalimin e armëve atomike.

Javier Solana, i cili ka mbërritur që ditën e premte (13.6.) në kryeqytetin iranian ka biseduar të shtunën në mëngjes me ministrin e jashtëm Mottaki dhe pasdite me ndërmjetësuesin e bisedimeve Jalili. Ndërkohë që në Teheran nuk jepen hollësi për bisedimet, në Paris, ku ndodhet presidenti amerikan Bush tregohet zhgënjim për refuzimet e Teheranit.

Perëndimi vazhdon të dyshojë se Irani nuk e përdor programin e tij atomik vetëm për qëllime civile, siç pretenon Teherani, por edhe për qëllime ushtarake.

Republika islamike e kundërshton këtë me forcë. Para një jave udhëheqësi shpirtëror irannian, Ayatollah Khamenei, tha se duke u bazuar në arsye ideologjike dhe etike vendi i tij i refuzon armët atomike. Por autoritetet e energjisë bërthamore në Vjenë kanë kritikuar së fundi Iranin, se ai vazhdon të mos japë informacione për programin e tij atomik.

  • Data 14.06.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJoz
  • Data 14.06.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EJoz